“Konfindustria”: Paaftësia dhe korrupsioni sollën rënien e sistemit

599
“Konfindustria” vlerësoi se qeveria duhet të ndërtojë dhe të zbatojë sa më shpejt strategjinë për parandalimin e përmbytjeve masive të përsëritura. “Buxheti i vitit 2018 duhet të ndryshojë në seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Shqipërisë për të ridrejtuar financimet në ngritjen e sistemit kundër përmbytjeve”, theksohet në një deklaratë të “Konfindustria”-s. Sipas saj, Kuvendi i Shqipërisë duhet t’i kërkojë ekzekutivit që të përgatisë projektet dhe t’i paraqesë për miratim ndryshimet e nevojshme në buxhetin e vitit 2018. “Konfindustria” vlerësoi se përsëritja e bllokimit të rrugëve kombëtare, përfshi kryeqytetin, si dhe përmbytjet masive të bizneseve dhe tokave bujqësore, është me pasoja shumë të rënda ekonomike dhe financiare në periudhën afatgjatë. “Rënia e sistemit tregon efektivitetin e ulët të financimeve të deritanishme, me shenja të qarta të paaftësisë institucionale dhe korrupsionit”, nënvizohet në deklaratë.
Sigal