Deklaratat e Ministrit Cakaj në ballafaqim me raportin e OSBE/ODIHR

628
Sigal

Të pavërtetat e Cakajt përballë raportit të OSBE-së

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme Gent Cakaj komentoi dje raportin e OSBE/ODIHR-it, në një konferencë për mediat. Zoti Cakaj tha se: “Zgjedhjet e 30 qershorit 2019 nuk kanë qenë vetëm zgjedhje demokratike, por në fakt edhe vendosje e një shembulli të pakthyeshëm historik, duke dëshmuar se qëndrueshmëria institucioneve është me e lartë sesa shuma e interesave partiake.”

Ndërsa raporti shkruan se: “Zgjedhjet e 30 qershorit u mbajtën me pak interes ndaj elektoratit. Votuesit nuk patën mundësi të vërteta për zgjedhje mes alternativave politike. Në 31 nga 61 bashkitë e vendit kishte vetëm një kandidat. Përplasjet politike sollën paqartësi ligjore, dhe shumë vendime të administratës zgjedhore u morën në përputhje me objektivin politik për të siguruar mbajtjen e zgjedhjeve.” Zoti Cakaj deklaroi se raporti fajëson opozitën për presion ndaj qytetarëve: “Opozita në veçanti ka ushtruar presion madhor në elektoratin në shkallë të lartë, kryesisht në bashkitë e drejtuara prej tyre.”

Raporti shkruan se qytetarët kanë deklaruar se janë kërcënuar me heqje nga puna ose përjashtim nga ndihma sociale: “U ushtrua presion mbi qytetarët, në veçanti ata të punësuar në administratën publike për të treguar bindjet e tyre politike. Votuesit kanë shprehur shqetësimin e tyre tek vëzhguesit e OSBE-së se janë kërcënuar se nëse nuk do të merrnin pjesë në votime, do të ndëshkoheshin.” Zoti Cakaj u shpreh se raporti ka gjetur se: Nuk ka prag minimal për numërimin e votave. Qeveria nuk merr përgjegjësi për garantimin e pjesëmarrjes së opozitës në zgjedhje.

Ndërsa raporti shkruan se boshllëqet ligjore si —mos parashikimi i masave specifike për zhvillimin e zgjedhjeve pa garë dhe mos parashikimi i një numri minimal të votuesve të paraqitur në qendra të votimit për të quajtur të vlefshëm rezultatin — thelluan krizën në vend, rritën mosbesueshmërinë në zgjedhje, dhe lejuan mbajtjen e zgjedhjeve pa garë. Zoti Cakaj deklaroi se raporti ka gjetur se “numri i pjesëmarrësve të 30 qershorit është më i lartë se në vitin 2015.” Në të vërtet, raporti nuk flet fare për numrin e pjesëmarrësve dhe as nuk e krahason atë me zgjedhjet e vitit 2015.

Në raport thuhet se: “Shumë kandidatë i tregua ODIHR-it vështirësitë e motivimit të votuesve për të dalë të votojnë.” Zoti Cakaj deklaroi se “në asnjë moment raporti nuk del në përfundim se situata në zgjedhje u shkaktua nga qeveria, por për shkak të mungesës së Gjykatës Kushtetuese dhe bojkotit opozitar. ODIHR konstaton se procesi ka qenë i rregullt”.

Ndërsa raporti shkruan se Kreyministri lejoi organizimin e zgjedhjeve pa garë. Opozita vendosi të mos marrë pjesë në zgjedhje dhe qeveria vendosi të mbante zgjedhje pa të. Kryeministri nuk pranoi kërkesat e opozitës, dhe lajmëroi se kjo do të ishte një kërcenim për ekzistencën e qeverisë së zgjedhur në mënyrë demokratike.

Ndërsa për Gjykatën Kushtetuese raporti shkruan se: Paqartësia nëse Gjykata Kushtetuese apo Kolegji Zgjedhore shqyrton mbi ligjshmërinë e dekretit të presidentit rritën anshmërinë e Kolegjit Zgjedhor dhe minuan besimin e qytetarëve tek zgjedhjet.