Drafti për reformën në drejtësi nuk futet në punimet 3-javore të Kuvendit

447
Ditën e sotme Konferenca e Kryetarëve ka miratuar kalendarin e punimeve 3-javore të Kuvendit, në të cilën nuk është parashikuar drafti për reformën në drejtësi. Kjo do të thotë që për 3 javë, në Parlament nuk do të shkojë për miratim drafti i “Drejtësisë”. Pas dështimit të negociatave me kryedemokatin Basha gjatë takimit mes tyre, Rama tha se drafti i Reformës në Drejtësi do të shkojë në Kuvend edhe nëse opozita nuk është dakord. E gjithë çështja mbetet tek votimi në Parlament, pasi mazhoranca me numri aktual të deputetëve nuk i ka numrat për ta votuar.
Sigal