KQZ-ja rinumëron votat e Shkodrës, deri tani asnjë ndryshim mandati

424
Sigal

Në mjediset e KQZ-së vijoi dje  procesi i rinumërimit të votave të qarkut Shkodër.

Në mesditë përfundoi rinumërimi i KZAZ nr. 3, e cila nuk prodhoi ndryshime në mandat apo shifra, ndërkohë që procesi rifilloi sërish pasdite me rinumërimin e KZAZ nr. 4. Pas rinumërimit në KZAZ nr.3 nuk u konstatua asnjë shkelje apo parregullsi mes numrit të votave të regjistruara në procesverbalet e KZAZ-ve me ato të tabelave të KQZ-së.

Ajo që bie në sy edhe në këtë qark është shkruajtja e shprehjeve të ndryshme nga ana e qytetarëve. Duket se është bërë tashmë një trend që në fletën e votimit banorët të shprehin hallet e tyre. Gazetari Mërtiri shprehet se në një fletë votimi të gjetur në KZAZ nr.4 që i përket komunës së Bërdicës në Shkodër, një banor i ka shkruajtur kryeministrit Berisha për hallet e tij. Rinumërimi i kutive të këtij qarku erdhi pas kërkesës ankimore të Partisë Republikane, e cila pretendon se në Shkodër i është marrë një mandat. Ndaj kësaj vendimmarrje të KQZ-së, PS është ankuar në Kolegjin Zgjedhor, i cili pritet të shqyrtojë sot kërkesën në fjalë.

 QV 0219, 103 vota iu shpërndahen partive

Teksa numëroheshin votat e QV 0219 të KZAZ nr.4 tek e cila ishin shpallur më herët gjatë numërimit për zgjedhjet e 23 qershorit, 106 fletë votimi të pavlefshme, anëtarët e numërimit në KQZ vendosën që 103 fletë prej tyre t’i shpallin të vlefshme dhe t’i rinumërojnë, pasi nuk kishin shenja të tjera përveçse disa probleme në printim.

103 vota iu shpërndanë partive politike.

PDS kishte 25 vota ndërsa tani shkon në 33 vota

LSIkishte 26 vota ndërsa tani shkon në 31 vota

PS kishte 135 vota dhe shkon në 167 vota

PD kishte 150 vota dhe shkon në 197 vota

Partia Republikane kishte 14 vota dhe shkon në 18 vota

Mësohet se QV 0219 i takon Komunës Postribë të Shkodrës.

 Salianji: “Asnjë ndryshim, PD po bën gjithçka të njollosë procesin”

Përfaqësuesi ligjor i PS-së. Eridian Saliani, u shpreh se po vërtetohet se deri tani nuk ka ndryshim mandati teksa ka akuzuar PD se po bën gjithçka për të njollosur procesin.

“KZAZ nuk kishte jo vetëm ndryshim rezultati, por asnjë votë të ngatërruar. Ne jemi këtu për të ndjekur procesin, pasi ne e kemi thënë se procesi është i kundërligjshëm. Kolegji dje nuk vlerësoi Lezhën por vlerësoi se KQZ nuk ka kourumin për të marrë vendime. KQZ është në kohë të ndërpresë procesin”, tha Saliani. Pardje u numëruan dy KZAZ, ku u vërejt një ulje votave nga partitë e mëdha drejt aleatëve të tyre. Rezultatet pas rinumërimit të ZAZ 1 në Shkodër

Partitë              Nr i votave të vjedhura

 PS                                328 vota më tepër

 PD                               29 vota më tepër

 LSI                              110 vota më tepër

 PR                               80 vota më tepër

 PDS                             114 vota minus

 Kristian Demokratët   138 vota minus

 FRD                            18 vota minus

 AK                              22 vota minus

 PBDNJ                        27 vota minus

 PSM                            32 vota minus

 PSD                             12 vota minus

 PLL                             67 vota minus

 PDK                            36 vota minus

 PAA                            61 vota minus