Sigal

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, në emër të opozitës, kërkoi në mbledhjen e përbashkët të Këshillit të Legjislacionit dhe Komisionit të Ligjeve, miratimin pa vonesë të ndryshimeve kushtetuese që i hapin rrugë vetingut të politikanëve.

Opozita beson se lidhja krim-politikë dhe interesat që ata përfaqësojnë, përbën rrezikun kryesor për demokracinë dhe stabilitetin e vendit.

Të vetmit persona që dëmtohen nga vetingu në politikë janë ata që kanë lidhje me krimin apo interesa të paligjshme.

Duke vënë dukje se përfituesit direktë nga kjo nismë janë qytetarët, mesazhi i Bylykbashit për PS ishte i qartë:

Opozita nuk do të pranoje dhe as tolerojë asnjë vonesë në miratimin e vetingut të politikanëve.

I gjithë procesi në komision ka për qëllim të vonojë, shtyjë dhe hedhë poshtë vetingun e politikanëve.

Shqiptarët e mbështesin vetingun e politikanëve, ndërsa Edi Rama ka deklaruar publikisht se është kundër.

Sa më gjate të kemi politikanë të lidhur me krimin në Kuvend, qeveri, bashki, aq më keq për shqiptarët që dhunohen, grabiten dhe përdhunohen çdo ditë nga krimi.

Ngjarja e fundit provon se krimi ka kapur shtetin me ndihmën e pushtetarëve të lidhur me krimin.

Bashkëqeverisja me krimin e ka sjellë vendin në një emergjencë kombetare.

PS po bën dhe do të bëjë gjithçka për ta zvarritur, por nuk do ta ndalë dot vetingun e politikanëve. Sic nuk ndalën dot dekriminalizimin.

Kuvendi dhe qeveria, që sot janë në duar të krimit do t’i kthehen popullit me çdo kusht dhe me çdo çmim.

Opozita është e vendosur dhe do të bejmë gjithçka per ta zbatuar vetingun. Në këtë vend nuk do të ketë as zgjedhje, as demokraci, as parlament, as drejtesi, as ekonomi, pa ndarë politikën nga krimi.

Oerd Bylykbashi shprehu vendosmërinë e opozitës për t’i dhënë fund qeverisjes së shqiptarëve në bashkëpunim me krimin. “Ne do ta çojmë përpara këtë çështje, përtej çdo lloj pengese që do të vendosni. Në të kundërt, vetingun e politikanëve do ta bëjnë qytetarët, por jo në mënyrën që mendoni ju. “-tha Oerd Bylykbashi.