Sigal

Paul Pogba është vendosur në qendër të vëmendjes për shkak të deklaratës së fundit të tij. Në përfundim të ndeshjes me Valencian, e cila u mbyll në barazim pa gola, 25-vjeçari ka deklaruar se e ka të ndaluar që të flasë përpara gazetarëve.

“Më kanë thënë se nuk më lejohet të flas”, tha Pogba. Siç shkruan, Goal.com, një vendim i tillë është marrë nga drejtuesit e klubit për të shmangur debatet në dhomat e zhveshjeve, nisur edhe nga raporti “në krizë” që është mes tij dhe trajnerit.

Mirëpo, kjo nuk është hera e parë që francezit i është ndaluar të flasë për mediat. Ai e kishte lënë të nënkuptuar se nuk mund të fliste hapur për atë që mendonte që në fillim të sezonit, i cili kur u pyet nga gazetarët nëse dëshira e tij ishte të largohej nga Manchester United, iu përgjigj: Nuk mund ta them mendimin tim, sepse përndryshe do të gjobitem.