Bordet, “çeta kaçakësh” në shërbim të shtetarëve

1818
Skandali që kemi trajtuar prej disa ditësh dhe që do të vazhdojmë ta denoncojmë me emra e fakte të reja, ka sjellë reagim zyrtar vetëm prej Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili ka kërkuar zyrtarisht mbështetjen e gazetës “Telegraf”, për të vazhduar betejën ligjore kundër shtetarëve e familjarëve të tyre, përfitues nëpër borde, të cilët prej 20 vitesh janë duke i tjetërsuar taksat e shqiptarëve në paga private me anëtarësi fiktive e antiligjore nëpër bordet e institucioneve dhe ndërmarrjeve që ata drejtojnë vetë dhe me anëtarësi nëpër institucionet e njeri-tjetrit. Batërdia me pagesat fiktive në borde, nëpër asamble e këshilla mbikëqyrës me vlerë vjetore 25 miliardë lekë, vazhdon në mënyrë të shfrenuar. Por kjo është vetëm “thërrmija” që duket prej këtij abuzimi me bordet. Shtetarët që paguhen në këto borde, nuk e përfillin fare pagesën mujore që marrin në to, qofshin këto edhe 10 të tilla në muaj, mbasi këto paga, atyre u duken sa “1 kafe mëngjesi”. Ndërsa gazeta “Telegraf” e ka denoncuar dhe po e denoncon me fakte këtë krim financiar e abuzim ligjor, shteti dhe drejtësia po heshtin, jo sikur të gjendemi përballë një skandali të rëndë shtetëror, por sikur po flitet për një xhepist autobusi! Ka ardhur koha, që skandali i pjesëmarrjes së shtetarëve në borde qoftë ligjor, qoftë antiligjor, të hetohet. Së pari, të ndalet kjo maskaradë bordesh fiktive, nën “perçen” e të cilëve vepron një mafie ekonomike me sekanristë shtetarët! Të hetohet në këto pista e fakte: Cilët janë anëtarë e drejtues bordesh? Në çfarë pozicionesh pune, janë në administratë anëtërat dhe drejtuesit e bordeve? A duhet të jenë anëtarë e drejtues bordi? Kush i ka propozuar, përse i ka propozuar dhe mbi çfarë “CV”-je? Çfarë lidhjesh politike, shoqërore, zyrtare, familjare e fisnore kanë me shtetarët që i kanë propozuar? Çfarë lidhjesh kanë më drejtuesit e institucioneve dhe ndërmarrjeve ku ata janë anëtarë bordi e këshillash mbikëqyrës? Në sa borde janë anëtar e drejtues dhe në cilët sektorë ministerialë janë? Dhe hetimi, duhet të nis në faktin që anëtarët dhe drejtuesit e bordeve përzgjidhen, propozohen, emërohen, komandohen dhe “kontrollohen” prej shtetarëve që i kanë caktuar… nëpër borde! Të nis hetimi edhe në faktin, që atje ku anëtarë, zv/kryetarë e kryetarë bordi, apo këshilli mbikëqyrës është zv/ministri e drejtori vartës, vetë ministri është anëtar bordi! Sipas investigimeve tona, shtetarët nuk e llogarisin fare pagën në borde si “të ardhur mujore”, përkundrazi, janë 2436 shtetarë të lartë, që prej 12 vitesh i kalojnë pagat e bordeve nëpër banka, duke e quajtur “thërrime”! Ata e përdorin anëtarësinë e tyre dhe të vartësve nëpër borde, si “mekanizëm” për të realizuar skemat e korrupsionit me fondet publike, me pasuritë kombëtare, me koncesionet, me privatizimet, me emërimet e drejtorëve që u duhen të jenë në krye të institucioneve e ndërmarrjeve ku “burojnë miliarda fonde”. Sipas investigimeve tona dhe sipas 12 raporteve të KLSH të viteve 2013-2014, për kontrollet e ushtruar në veprimtarinë e disa bordeve e këshillave mbikëqyrës, flitet për një skemë tjetër abuzimi më të rafinuar e djallëzore, që organizohet prej shtetarëve të lartë, me bordet që ata ndërtojnë me vartës, miq e familjarë të tyre. Faktet që ka zbuluar gazeta “Telegraf”, konfirmojnë skandalin që ministrat dhe zyrtarët e çdo niveli i përdorin bordet dhe këshillat mbikëqyrës, si mekanizma privatë për të miratuar fonde, tenderë, vende pune, funksione drejtuese mbi organikat e strukturës administrative, kërkesa për projekte e fonde investimesh fiktive shtesë, për leje shitjeje të pasurive shtetërore dhe për të firmosur e vulosur koncesione nëpër kompani, ndërmarrje, njësi shërbime e institucione shtetërore, të cilat nuk kanë asnjë fuqi vepruese ekzekutive, pa u miratuar nga bordet dhe këshillat mbikëqyrës. Dhe bordet firmosin e vulosin nën urdhrat e ministrave, zv/ministrave e drejtorëve të lartë, mbasi anëtarët e këtyre bordeve e këshillave mbikëqyrës janë vartës të tyre. Në borde e këshilla mbikëqyrës janë anëtarë zv/ministrat, drejtorët e drejtorive, familjarët e ministrave të tjerë, drejtorët e ndërmarrjeve dhe institucioneve rajonale. Mjafton të lexosh listat e emërore të bordeve. Në to shikon se ministrat dhe vartësit e ministrave, të drejtorëve qendror, rajonal e lokalë janë anëtarë në 3, 4, 5 e deri 10 borde brenda sektorëve të tyre, por dhe në sektorë të ministrive të tjera. Gjithë vartësit qendrorw e rajonalë të ministrit Gjiknuri psh, janë anëtarë e drejtues bordi edhe tek institucionet dhe ndërmarrjet e ministrisë “Gjiknuri”, por edhe tek ministria “Cani”, “Beqja”, Gjermeni, Kodheli e anasjelltas. Ata firmosin për projektet e njeri-tjetrit! Ata janë vendosur në këto borde, jo për efekt drejtimi të mbarë të punëve, por për efekt të pazareve të qeta të shefave të tyre! Kjo ndodh me bordet e këshillat mbikëqyrës: Ato përzgjidhen, përdoren dhe mbrohen prej shtetarëve si “çeta kaçakësh”, që veprojnë lirshëm në administratën shtetërore “xhungël”, për të “ligjësuar” abuzimet që bëjnë shtetarët me fondet dhe pasuritë e shtetit!
————————
Kontrolli i Lartë i Shtetit, bëhet aleat publik me gazetën “Telegraf”, për të zbardhur krimin me bordet, ja letra…
Kontrolli i Lartë i Shtetit është i vetmi institucion shtetëror shqiptar, që ka reaguar pas publikimit të fakteve skandalzoe abuzive me anëtarësinë në borde, këshilla mbikëqyrës e asamble ndërrmarrjesh dhe institucionesh shtetërore, të shtetarëve, vartësve, miqeve e familjarëve të tyre. Në reagim, KLSH i propozon gazetës “Telegraf” partneritetin për të vazhduar betejën kundër skemës abuzive, që shteti ka krijuar me bordet, të cilët i përdor edhe si bordero zyrtare edhe si maskë për të finalizuar korrupsionin që ushtrohet me tenderë, koncesione, vende pune, projekte e investime strategjike ose komunitare në energji, shëndetësi, arsim, kulturë, në evazionin fiskal me të ardhurat në tatime e dogana… 
—————————————-
Ja 50 institucione e shërbime shtetërore, që përveç drejtorive kanë edhe nga 4 borde e këshilla
1. Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare 
2. Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare
3. Entit Rregullator të Energjisë 
4. Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit, 
5. Avokatit të Prokurimeve, 
6. Komisioneri i Mbrojtjes nga Diskriminimi 
7. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shtetit
8. Agjencia e Prokurimit Publik 
9. Instituti i Statistikës
10. Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar 
11. Komiteti Shtetëror i Minoriteteve
12. Agjencia Telegrafike Shqiptare 
13. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit 
14. Akademisë së Shkencave 
15. Agjencia e Kërkimit, Teknologjisë dhe Informacionit 
16. Komisioni i Prokurimit Publik 
17. Agjencia Kombëtare për Sigurinë Kompjuterike
18. Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeo-hapësinor
19. Drejtoria e Përgjithshme Detare
20. Agjencia e Legalizimit ALIUZNI
21. Autoriteti Përgjithshëm i Rrugëve 
22. Drejtoria e Përgjithshme Ujësjellës Kanalizime, 
23. Drejtoria e Shërbimit Kombëtar të Punësimit, 
24. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Social Shtetëror, 
25. Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit 
26. Agjencia Kombëtare e Turizimit 
27. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave
28. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
29. Shkolla Shqiptare e Administratës Publike
30. Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave
31. Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve 
32. Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë dhe Kalibrimit 
33. Inspektorati Ndërtimor e Urbanistik Kombëtar 
34. Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve
35. Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve
36. Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit
37. Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik 
38. Shërbimi Gjeologjik Shqiptar 
39. Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural 
40. Kombëtare e Planifikimit të Territorit 
41. Agjencia Kombëtare e Provimeve 
42. Qendra Kombëtare e Licensimeve
43. Arkivi Qendror Teknik i Ndërtimit 
44. Agjencia e Akreditimit për Arsimin e Lartë,
45. Zyra Shqiptare për të Drejtat e Autorit
46. Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave të Shtetit
47. Agjencia e Inventarizimit dhe Transferimit të Pronave 
48. Instituti i Monumenteve të Kulturës 
49. Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit 
50. Qendra Kombëtare e Kinematografisë
Ja pika 4/B, C dhe Ç e VKM Nr. 418, datë 27 qershor 2012, që ndalon pagesat e zyrtarëve të shtetit në borde
Përjashtohen nga e drejta e pagesës sipas pikës 3 të këtij vendimi, kategoritë e mëposhtme: 
b) Punonjësit organikë të ministrive dhe institucioneve buxhetore, në përbërje të komisioneve dhe këshillave, në funksion të Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. 
c) Punonjësit organikë të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, në përbërje të bordeve, komisioneve dhe këshillave, në funksion të kësaj ministrie. 
ç) Punonjësit organikë të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave në përbërje të komisioneve, në funksion të këtij institucioni. 
Ja VKM Nr. 418, datë 27 qershor 2012, që trajton me paga shtesë, mjekët që marrin pjesë në bordet e KEMP-ve
1.Kryetari KEMP Rajonal Mjekësor: 20 mijë lekë të reja në muaj mbi pagën mujore
2. Zv/Kryetari KEMP Rajonal Mjekësor: 15 mijë lekë të reja në muaj mbi pagën mujore
3. Kryetari KEMP Mjekësor Epror: 20 mijë lekë të reja në muaj mbi pagën mujore
4. Anëtari KEMP Mjekësor Epror: 15 mijë lekë të reja në muaj mbi pagën mujore
5. Kryetari KEMP Epror, në varësi të ISSH: 25 mijë lekë të reja në muaj mbi pagën mujore 
6. Anëtari KEMP Epror, në varësi të ISSH: 20 mijë lekë të reja në muaj mbi pagën mujore
7. Kryetari KEMP i Verbërisë, në varësi të Shërbimit Social: 25 mijë lekë të reja në muaj mbi pagën mujore 
8. Kryetari KEMP i Verbërisë, në varësi të Shërbimit Social: 25 mijë lekë të reja në muaj mbi pagën mujore 
Ja 13 institucionet social-mjekësore, 1110 punonjës të cilëve “hanë 4.9 milionë dollarë pagesa bordesh në vit
1. Agjencia Rajonale e Sigurimeve Shoqëror e 
2. Të 12 Drejtoritë Rajonale e Sigurimeve Shoqërore 
3. Të 12 Drejtoritë Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror 
4. Konventa për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara 
5. Komisioni Mjekësor për Caktimin e Aftësisë për Punë
6. Komisioni Kombëtar Mjekësor – 72 punonjës
7. Komisioni Mjekësor i Përcaktimit të Verbërisë 
8. Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor 
9. Instituti i Sigurimeve Shoqërore 
10. Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë 
11. Ministria e Shëndetësisë 
12. Qendra Spitalore Universitare, Tiranë
13. Shërbimi Social Kombëtar Shtetëror
Bordi i Këshillit Tatimor, Drejtoria e Përgjithëshme e Tatimeve
1. Irena beqiraj, zv/ministre e Financave(sot drejtore dogane)
2. Drejtori i Politikave Makroekonomike-Fiskale, M. Financave
3. Briseida Shehaj, Drejtore e Përgjithshëm i Tatimeve
4. Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Tatimeve 
5. Avokati i Tatimpaguesve, Drejtoria e Tatimeve
6. Drejtori Teknik, Drejtoria e Tatimeve
Ja 35 shtetarë dhe ish-shtetarë, anëtarë në 3-10 borde
1. Ilir Beqja: 9 borde 
1. Damina Gjiknuri: 7 Borde 
2. Erjon Veliaj: 8 borde
3. Shkëlqim Cani: 8 borde
4. Milena Harito: 7 borde
5. Eglantina Gjermeni: 7 borde
6. Dhori Kule: 10 borde
7. Gentian Opre: 6 borde
8. Ervin Mete: 6 borde
9. Petraq Milo: 7 borde
10. Koli Bele: 5 borde
11. Alban Zusi: 5 borde
12. Arbian Mazniku: 5 borde
13. Engjëll Agaçi: 4 borde
14. Nezir Haldeda: 6 borde
15. Alfred Rushaj: 5 borde
16. Enno Bozdo: 4 borde
17. Fatbardh Kadilli: 4 borde
18. Dorjan Teliti: 7 borde
19. Vilma Çausholli: 4 borde
20. Endrit Lami: 5 borde
21. Diana Shtylla: 5 borde
22. Arjana Dyrmishi: 6 borde
23. Ariana Çela: 5borde
24. Mimoza Dhëmbi: 6 borde
25. Veronika Kërkaj: 5 borde
26. Milva Ikonomi: 7 borde
27. Myqerem Tafaj: 5 borde
28. Neritran Sejamini: 5 borde
29. Dhimitër Tole: 4 borde 
30. Asllan Shera: 4 borde
31. Igli Stambolla: 5 borde
32. Dorjan Duçka: 5 borde
33. Ylli Asllani: 4 borde
34. Glori Husi: 5 borde
35. Edmond haxhinasto: 8 borde
Bordi i Shoqatës së Komunave të Shqiperise
1. Sabri Sallaku-Bradashesh, Elbasan 
2. Kristaq Andoni-Qendër Ersekë 
3. Fredi Xhemo- Mollaj Korçë 
4. Nexhmi Dakollari-Hudënisht, Pogradec 
5. Qani Sherja-Funarë, Elbasan 
6. Shefqet Bullari-Papër, Elbasan 
7. Qamil Boja-Gostimë, Elbasan 
8. Firdus Kurti-Qendër Librazhd
9. Agrim Redhi-Rremas Fier 
10. Viktor Çervanaku-Frakull Fier 
11. Sabrie Hoxhaj-Fratar Fier 
12. Ramiz Oboni-Perondi Berat 
13. Flamur Balliu-Vertop Berat 
14. Fatbardha Kapo-Vranisht Vlorë 
15. Rait Llanaj-Novoselë Vlorë 
16. Dashamir Osmani-Maminas
17. Alfred Greca-Gjepalaj
18. Ylli Kupi-Petrelë Tiranë
19. Kujtim Qefalia-Dajt Tiranë 
20. Përparim Caca-Synej Kavajë
21. Dashnor Aliko-Lazarat 
22. Fran Frokaj-Shënkoll Lezhë 
23. Aleksandër Lala-Orosh 
24. Broz Marku-Guri Zi Shkodër 
Bordi drejtues i Statistikave (INSTAT)
1. Diana Shtylla 
2. Endrit Lami
3. Majlinda Dhuka
4. Jolta Kaçani
5. Dhimitër Tole 
6. Mirela Muça
7. Vilma Nushi
Bordi i partneritetit zyrtar Shqipëri-Qendra për Menaxhim Konflikti 
1. Alban Eftimi
2. Ana Gjokutaj
3. Artan Hoxha
4. Artur Zheji
5. Floresha Dado
6. Marieta Mima
7. Eltin Qerazi
8. Julian Cani
9. Roland Lami
10. Irena Bogdani
11. Mimoza Kasimati
12. Arbian Mazniku
13. Klotilda Ferhati
Bordi, Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA)
1. Gentian Sala
2. Sami Neza
3. Gledis Gjipali
4. Pirro Misha
5. Suela Musta
6. Zylyftar Bregu
Bordi editorial, Universiteti Publik i Sporteve-Tiranë
1. Arben Kaçurri, kryetar
2. Artan Shyti zv/kryetar
3. Zv/Kryeredaktor
4. Mirlinda Galushi
5. Artan Pogoni
6. Safiola Shabanaj
7. Mirjeta Cenaj
8. Genti Pano
9. Juel Jarani
Pagesa në borde, të disa këshilltarëve të ish-kryeministrit Berisha
Petraq Milo
Pagesë 7.5 milionë lekë si kryetar i Bordit të INSIG-ut Shqipëri, pagesë 7200 euro si kryetar i Bordit të INSIG në Maqedoni, pagesë 5000 euro në këshillin mbikqyrës të BSH
Neritan Sejamini
Anëtar i bordit të ”Albtelekom” dhe ”Eagle Mobile”, me pagesë 2.9 milion lekë në vit.
Suzana Guxholli
Si anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të “Posta”, pagesë 150 mijë lekë në muaj, 250 mijë lekë si anëtare e bordit të ”Albpetrolit”, 40 mijë lekë si anëtare e bordit në ”Albinvest”.
Ylli Asllani
Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës i Ujësjellësit Lushnjë-fshat, paguhet me 229 mijë lekë të vjetra në muaj, si kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të Portit Sarandë, paguhet me 300 mijë lekë të vjetra në muaj.
Glori Husi
Këshilltar i ish-kryeministrit për politikat e NATO, paguhet me 3.4 milionë lekë në vit si kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të Ujësjellësit Delvinë dhe me 3.6 milionë lekë si kryetar i Këshillit Mbikqyrës të Ujësjellësit Orikum.
Flamur Kuçi
Anëtar i Bordit të Entit Kombëtar të Banesave me pagesë 650 mijë lekë në muaj dhe 450 mijë lekë në muaj, si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Drejtorisë së Shërbimeve qeveritare.
Bordi i Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve
1. Dy përfaqësues të M. Arsimit
2. Një përfaqësues i M. Punës
3. Një përfaqësues i M. Transportit
4. Një përfaqësues i M. Financave
5. Dhe 14 përfaqësues nga ministritë e tjera
6. Dy rektorë universitetesh shtetërore
Bordi Këshilli Kombëtar i Bibliotekave në Ministrinë e kulturës
1. Milena Harito
2. Persida Asllani
3. Ministri i Arsimit
4.Myzafer Korkuti
6. Bledi Çuci
7. Shkëlqim Cani
8. Kryetari i Shoqatës së Botuesve të Shqipërisë
9. Drejtori i bibliotekave publike të rretheve
10. Drejtori i Qendrës Kombëtare të Informacionit
11. Drejtori i Bibliotekës Universitare
12. Drejtori i Drejtorisë së Librit në Ministrinë e Kulturës
Bordi Komisionit të Prokurimit Publik (KPP)
1. Gentian Këri Kryetar i KPP-së
2. Spiro Kuro Zv/Kryetar i KPP-së 
3. Juliana Hoxha
4. Leonard Gremshi
5. Hektor Balluku 
Bordi i Komisionit Qeveritar të Tokës
1. Niko Peleshi kryetar
2. Edmond Panariti n/kryetar 
3. Saimir Tahiri
4. Eglantina Gjermeni
Bordi Kombëtar i Arkeologjisë 
1. Ministrja e Kulturës, kryetare.
2. Djetori Agjencisë Shërbimit Arkeologjik. 
3. Drejtori Planifikimit Strategjik të Trashëgimisë Kulturore në M.
Kulturës. 
4. Drejtori i Trashëgimisë Materiale në M. Kulturës.
5. Drejtori i Institutit të Monumenteve të Kulturës. 
6.Drejtori i Institutit të Arkeologjisë. 
7. Specialistë në Drejtorinë e Arkeologjisë.
8. Ekspert në Drejtorinë e Arkeologjisë.
9. Arkeolog i përcaktuar nga Instituti i
Arkeologjisë. 
10. Rektori Universitetit të Tiranës.
11. Drejtori juridik i Ministrisë së Kulturës. 
Bordi, Agjencia e Trajtimit të Kredive (ATK)
1. Klea Maliqi
2. Gentian Opre
3. Eda Luci 
Bordi drejtues, i “INSIG” 
1. Ervin METE Kryetar 
2. Ëngjëll AGAÇI Zv/Kryetar
3. Spiro BRUMBULLI 
4. Luneda SUFALI 
5. Anila DENAJ 
Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare 
1. Pajtim Melani, (emëruar më 12.03.2015)
2. Enkeleda Shehi, (emëruar më 24.12.2014)
3. Mimoza Kaçi, (emëruar më 24.12.2014)
4. Arjan Salati, (emëruar më 24.12.2014)
Sigal