Borchardt: Duhet intensifikuar ndjekja penale e trafikantëve

403
Sigal

Gazeta Telegraf/

Ambasadori i
OSBE, Bernd Borchardt tha se duhen intensifikuar më shumë ndjekjet penale për
trafikantët e qenieve njerëzore. “Trafikimi i qenieve njerëzore përbën
shqetësim për të gjitha Shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së, qoftë si kërcënim i
sigurisë, qoftë edhe si problem i të drejtave të njeriut. Në këtë kontekst,
Prezenca e OSBE, për një kohë shumë të gjatë, është angazhuar në mbështetje të
Qeverisë shqiptare në luftën kundër trafikimit. Për ne, lufta kundër trafikimit
do të thotë parandalim, mbrojtje dhe ndjekje penale. Kemi parë rezultate
inkurajuese, sidomos në aspektin e parandalimit dhe mbrojtjes, ndërkohë që
duhet intensifikuar ndjekja penale e trafikantëve”, tha ai. Ambasadori u ndal
edhe te migrimi, si një element që ndikon dhe shton kërcënimin për trafikim. “Ky
fenomen kërkon përafrim të vazhdueshëm të legjislacionit, politikave dhe masave
me angazhimet dhe sfidat ndërkombëtare, ndërkohë që mbetet për t’u trajtuar identifikimi
i viktimave”, e mbylli fjalën ambasadori.