Basha: Rama parashikon burgun për gazetarët kundërshtarë

498
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas shqetësimit të shoqatës së gazetarëve lidhur me nenin 13 të ligjit për aktivitetin e prokurorisë në luftën kundër korrupsionit. përmes një deklarate për mediat, Basha shprehet se PD nuk do ta votojë kurrë këtë nen, përmes të cilit sipas tij kryeministrin synon t’i hapë derën që censure të paprecedentë duke dënuar gazetarët.
“Nuk ka dyshim se Edi Rama fshihet pas djallëzisë së nenit 13 të ligjit për aktivitetin e prokurorisë në luftën kundër korrupsionit, që hap derën e një censurë të paprecedente, duke parashikuar dënimin e gazetarëve.
Direkt me dorën e tij apo të ndonjë Xhafe, Edi Rama ka parashikuar qelinë për ndonjë gazetar që bën shkrim ose mban qëndrim të papërshtatshëm. Sigurisht, kjo masë nuk ka lidhje me reformën në drejtësi. Është një standard i juntave të korruptuara.
Ky nen s’do të kalojë kurrë, sepse do ndalet nga Partia Demokratike. Por është shumë e rëndësishme të zbardhet e plotë skema se si erdhi ky nen, kush e shkroi, kush zbatoi porosinë politike. Sepse futja në draft është shprehje e vullnetit të mbrapshtë, një ide që kë zënë rrënjë në kokën e të sëmurit të Surrelit.
Duhet transparencë e menjëhershme për këtë tentative për të shkelur një prej lirive kryesore e themelore të demokracisë. Unë i siguroj gazetarët dhe përfaqësuesit e medias se ky nen-gijotinë do të bjerë, por i ftoj ata të hetojnë të vërtetën rreth kësaj përpjekje për censurë me ligj”, shkruan Basha.
Sigal