Komisioni për Territorialen, kërkohet ndarja në 6 rajone

127
Sigal

Komisioni i Posaçëm Parlamentar “Për Reformën Administrativo-Territoriale” ka përfunduar mbledhjen e sotme me mbarimin e raportit të e ekspertëve të opozitës për reformën territoriale. Kryetarja e këtij komisioni Anila Denaj në përfundim të komisionit, u shpreh se javën e ardhshme do të jenë ekspertët e mazhorancës, të cilët do të dorëzojnë raportin e tyre për reformën territoriale. Partia Demokratike ka dalë me propozime konkrete, sa i takon ndarjes së re administrative. Ekspertët e opozitës, kanë prezantuar raportin final, ku kërkojnë shtimin me 33 bashki, pra 94 bashki në total, nga 61 që janë aktualisht.

Ata kanë kërkuan gjithashtu, ndarje në 3 ose 6 rajone.

Ndarja në 3 rajone

1-Rajoni Adriatik (Shkodra, Lezhë, Dibër, Kukës)

2-Rajoni Adriatiko-Jonian (Tiranë, Durrës,Elbasan)

3-Rajoni Jonian (Vlorë, Korçë,Fier, Berat, Gjirokastër)

Ndarja në 6 rajone

1-Shkodër-Lezhë

2-Dibër-Kukës

3-Tiranë-Durrës

4-Elbasan-Korçë

5-Fier-Berat

6-Vlorë-Gjirokastër