Avokati i Popullit trajnon 850 punonjës të administratës së pushtetit vendor në fushën e të drejtave të njeriut

565
Sigal

Avokati i
Popullit ka trajnuar 850 punonjës të administratës së pushtetit vendor përgjatë
dy viteve, në fushën e të drejtave të njeriut.  Këto trajnime  janë
zhvilluar në Bashkitë e Vlorës, Sarandës, Dropullit, Beratit, Lezhës, Shkodrës,
Kukësit, Fierit, Lushnjes, Elbasanit, Korcës, Pogradecit, Durrësit, Tiranës,
Përmetit, Kolonjës, Peshkopisë, Burrelit, Krujës,  Gjirokastrës dhe
Gramshit. 

Avokati i
Popullit përfundoi një nga aktivitetet më të rëndësishme dhe ambicioze të tij,
trajnimin e administratës të pushtetit vendor në të gjithë vendin, në kuadër të
projektit “Mbështetja e Mbretërisë së Danimarkës për Avokatin e Popullit
Shqiptar – Më pranë komuniteteve lokale, shoqërisë civile dhe medias
(2012-2015)”.  

Organizimi i
këtij turi trajnimesh (i pari në llojin e tij) u zhvillua në dy faza, me
ekspertët e Institucionit të Avokatit të Popullit në bashkëpunim me ekspertë të
shoqërisë civile, që kanë njohje të gjerë të fushës dhe problematikave te
qytetarëve në raport me administratën e pushtetit në nivel vendore. 

Faza e parë,
përfshiu 24 bashkitë më të rëndësishme të vendit, në të cilat morën pjesë rreth
750 pjesëmarrës nga administratat e pushtetit vendor, me një kurrikul që
përmbante 7 module kryesore që kishin të bënin me: të drejtën për arsimim; të
drejtat e pronësisë; e drejta për të përfituar ndihmë ekonomike; e drejta
mjedisore; e drejta për informim dhe rritja e pjesmarrjes të qytetarëve në
qeverisje; mbrojtja e konsumatorit dhe mbrojtja e grupeve të margjinalizuara.
Konkretisht, ky cikël trajnimesh u zhvillua në Vlorë, Sarandë, Dropull, Berat,
Lezhë, Shkodër, Kukës, Fier, Lushnje, Elbasan, Korcë, Pogradec, Durrës, Tiranë,
Përmet, Kolonjë, Peshkopi, Burrel, Krujë, 

Faza e dytë, u
zhvillua në 4 bashki pilot në Kukës, Gjirokastër, Gramsh dhe Korçë, në të cilën
morën pjesë 120 pjesmarrës nga administratat respektive. Qëllimi i këtij turi,
ishte pikërisht ndërtimi i kulturës në respektimin e të drejtave të njeriut në
qeverisje, e cila përmirëson dhënien e shërbimeve dhe ka ndikim pozitiv në
cilësinë e jetës së qytetarëve, si edhe në rritjen e besimit të publikut tek
institucionet

Gjatë kësaj
faze, ekspertët e Avokatit të Popullit relatuan mbi tema të një kurrikule të
manualit të hartuar dhe miratuar nga OSBE në bashkëpunim me ASPA, për
punonjësit e administratës publike.