Blendi Gonxhe, tender 57 milionë lekë, për të blerë dylbi që të shikoj çeljen e “gonxheve” në parqet e Tiranës

1528
Sigal

Mos u çuditni, mbasi është plotësisht i vërtetë,
rasti që po publikojmë sot. Drejtori i Parqeve dhe Rekreacionit të Tiranës,
Blendi Gonxhe, ka hedhur një hap tjetër drejt modernizimit të infrastrukturës
dhe monitorimit të parqeve të Tiranës, të cilat duhet thënë e pranuar se janë
një investim serioz dhe në vazhdim, i stafit të përkushtuar “Veliaj”, por që qëndrimet
e disa drejtuesve të ndërmarrjeve të shërbimit të kësaj bashkie, i shëmtojnë me
vendime e qëndrime qesharake, por që në fakt janë abuzime. Një “çudi” e tillë është
publikuar në “Buletini i Prokurimeve Publike” Nr. 45, datë 14 nëntor 2016, nëpërmjet
të cilit, Drejtoria e Parqeve dhe Rekreacionit të Tiranës e drejtuar nga Blendi
Gonxhe, njofton se kërkon të blej pajisje vrojtimi për parqet, më saktë të blej
dylbi. Ajo që të bënë përshtypje në këtë njoftim tenderi, nuk është vetëm
objekti i tenderit për blerje dylbie, por edhe vlera e tenderit 49 milionë lekë
e cila në total shkon afro 59 milionë lekë me gjithë vlerën 20% TVSH. Ky tender
tashmë është njoftuar se do të bëhej dje në datën 18 nëntor 2016, ora 12.00.
Nuk e dimë nëse është zhvilluar apo jo ky tender për blerje të dylbive, por
zërat brenda Parqeve dhe Rekreacionit të Tiranës, kanë filluar të thonë se me
dylbitë që do blihen, drejtori Blendi Gonxhe do të shikoj çeljen e “gonxheve” nëpër
parqet e Tiranës!

 

AGJENCIA E PARQEVE DHE REKREACIONIT

Autoriteti Kontraktor:Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, Tiranë, Rruga “5
Maji”, Tel 04 2400723  

1. Lloji i procedurës së prokurimit: Kërkesë për propozim

2. Objekti i Kontratës: “Krijimin e sheshit rekreativ, Kënd lojrash, në
Njësinë Administrative Kashar, Tiranë”.

3. Fondi Limit: 4 899 442 (katër milion e tetëqind e nëntëdhjetë e nëntë
mijë e katërqind e dyzetë e dy) lekë Pa TVSH.

4. Burimi i financimit: Bashkia e Tiranës.

5. Afati i punimeve: 25 ditë nga data e lidhjes së kontratës.

6. Data dhe ora e zhvillimit të tenderit: 18 /11/2016 ora, 12:00

7. Vendi i dorëzimit të ofertave: Prokurim elektronik në ëebsite-in zyrtar
të Agjensisë së Prokurimit Publik: http://ëëë.app.gov.al/

8. Afati i fundit i dorëzimit të ofertave: 18/11/2016, ora 12:00

9. Dokumentat e tenderit mund të tërhiqen në rrugë elektronike nga adresa
zyrtare e APP.