Kthjellime dhe rritje temperaturash, parashikimi i motit për sot

51
Sigal

Dita e martë do të mbetet në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që kthjellimet të jenë dominante por pritet që orët e pasdites të sjellin kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë vendin, ku më të dukshme paraqiten në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore.

Vonë gjatë natës i gjithë territori i vendit dominohet nga moti i kthjellët.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes, por konstante mbeten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 26°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.