Basha: Është djegur qëllimisht laboratori kriminalistik

67
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, raporton për një zjarr në laboratorin shkencor të policisë. Përmes rrjetit social facebook, Basha duke iu referuar burimeve të policisë thotë se zjarri është i qëllimshëm. “Zjarr në Laboratorin Shkencor të Policisë! Raportohet nga oficerë të policisë se zjarri është i qëllimshëm dhe ka pasur objektiv shkatërrimin e provave në lidhje me drogën e konfiskuar në disa operacione të fundit. Po bëhen përpjekje peër ta fshehur këtë akt kriminal”, shkruan Basha.