“95-vjetori i Ditës së Shërbimit Pyjor”/ Zv Kryeministrja Mesi: “Plan për mbjelljen e 20 milion e 200 mijë pemëve deri në 2020”

128
Në kuadër të 95-vjetorit të krijimit të Shërbimit Pyjor Shqiptar, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit organizoi një takim të veçantë me specialistë të fushës, akademikë, organizma kombëtarë e ndërkombëtare me kontribut në ekonominë pyjore shqiptare. E pranishme në këtë aktivitet ishte edhe Zëvendës Kryeministrja e Republikës së Shqipërisë Znj. Senida Mesi, e cila në fjalën e saj përshëndetëse nënvizoi faktin se kjo është një datë historike dhe me simbolikë të veçantë, e cila duhet t’i shërbejë çdo aktori të shoqërisë për të reflektuar më thellë dhe për t’u bërë bashkë me njëri-tjetrin për të mbrojtur dhe për t’i dhënë vlerën që i takon pasurisë sonë të përbashkët, e cila ngelet jetike për të ardhmen dhe zhvillimin e vendit tonë. “Ky reflektim, shkon paralel gjithashtu edhe me planin ambicioz të Qeverisë Shqiptare për realizimin e mbjelljes së 20 milion e 200 mijë pemëve deri në vitin 2020-të, duke e shndërruar në një aksion me pjesëmarrje të gjerë në shkallë kombëtare, i cili do të përkthehet pa diskutim në një kontribut të qenësishëm që zbut ndryshimet klimaterike, e mbi të gjitha, e bën mbjelljen e pemëve dhe rimëkëmbjen e pyjeve një prioritet të përvitshëm që përfshin dhe integron të gjithë aktorët në çdo nivel, qofshin ato në nivel vendor apo qendror”, ndër të tjera shtoi Znj. Mesi. Përveç fjalës përshëndetëse nga të ftuarit, u dhanë edhe disa vlerësime me “Çertifikatë Mirënjohje” për specialistët që kanë kontribuar në këtë sektor ndër vite.