50 deputetë socialistë kanë nënshkruar për grupin hetimor

507
Sigal

PS-ja, kërkesë për grup hetimor të Kuvendit për skandalet në Ministrinë e Mbrojtjes

Duket se akoma pengohet nga Ministria e Mbrojtjes mbikëqyrja parlamentare, e kërkuar nga deputetët socialistë,  anëtarë në Komisionin e Sigurisë Kombëtare të Kuvendit, edhe pse vetë Kryetari i këtij Komisioni, zoti  Leonard Dema ka pranuar që Komisioni ka depozituar me kohë këtë kërkesë  në Kryesinë e Kuvendit, 50 deputetë të PS-së kanë depozituar në Kuvend kërkesën e tyre për të ngritur grupin hetimor të Kuvendit për skandalet e publikuara në ministrinë e Mbrojtjes. Sikurse bën me dije për “Telegraf”, deputeti socialist, Ilir Gjoni, nënkryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, “ 50 deputetë të PS-së kanë nënshkruar kërkesën për ngritjen e grupit hetimor te Kuvendit të Shqipërisë, për të hetuar skandalet e publikuara në Ministrinë e Mbrojtjes. Këtë kërkesë, ne e kemi depozituar në Kryesinë e Kuvendit”- thotë deputeti Gjoni. Siç dihet, deputeti Erjon Braçe, ka publikuar të dhëna, të nxjerra nga dokumentacioni i vetë Ministrisë së Mbrojtjes, ku faktohet-sipas dokumenteve dhe akuzave te deputetit Braçe- implikimi i drejtuesve të lartë titullarë të Ministrisë së Mbrojtjes, por edhe vetë ministri Imami, në trafik armësh të paligjshme. Madje, deputeti Taulant Balla, vazhdon të publikojë edhe shitjen e paligjshme të territoreve ushtarake nga ministria e Mbrojtjes, të cilat po u kalojnë  në pronësi–siç akuzon deputeti Balla- klientëve të qeverisë.