Konferenca e Sigurisë, Rama, Kurti dhe Vuçiç për herë të parë në një tryezë në Mynih

594
Sigal

Ka përfunduar diskutimi për Ballkanin Perëndimor në një tryezë të rrumbullakët të organizuar nga Konferencën e Sigurisë së Mynihut lidhur me çështjet e sigurisë në Ballkan.

Të pranishëm në Konferencë ishin kryeministri Edi Rama, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç si dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Disi më i veçuar nga treshja e mësipërme duket kryeministri i ri i Kosovës Albin Kurti, i cili në një deklaratë të tijën të mëparshme nga Konferenca do të shprehej: “Mafia është sektori i vetëm i integruar plotësisht në Ballkanin Perëndimor. Ajo çfarë na duhet përreth Ballkanit është që prokurorët të jenë njerëzit më të famshëm, e jo ne, kryeministrat ose ministrat e jashtëm”.

Në panelin ku u diskutua për rajonin, merrnin pjesë edhe presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stavo Pendarovski, ai i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç e shefi i diplomacisë europiane, Joseph Borrell.