Pse Strasburgu dhe jo Kosova me Serbinë?

552
Sigal

 

Bardhyl
Berberi


Kam qenë para pak ditësh në Strasburg .Një miku im, shkrimtar gjerman, më
premtoi se do të më çonte në një restorant të veçantë në Strasburg,por sapo arritëm
atje na thanë se aty do të drekonte kancelarja Angela Merkel dhe Fransoa
Holland. Thjeshtë dhe pa pompozitet ata erdhën të dy me të njëjtën veturë qetësisht
… Sigurisht që u konsultuan për krizën apo për probleme emergjente që ata i dinë
. Dy armiq të përbetuar të dikurshëm takohen vazhdimisht , pikërisht në këtë
qytet, po me aq intensitet dashamirësie, sa duhet të jetë lakmi për çdokënd dhe
për çdo popull. Kjo ndodhi në qytetin kufi mes dy shteteve më të fuqishme të
Evropës, në Strasburg, por aty, ku në asnjë element nuk vëren kufi.  Pikërisht në qytetin, i cili gjatë luftërave
gjermano-franceze nuk mbahet mend, se sa herë binte njëherë në duart e njërës e
pastaj të palës tjetër. Qyteti është piktoresk dhe reflekton simbolikën
domethënëse të luftërave të dikurshme dhe paqes së sotme. Pra, qyteti ngërthen
simbolikën e armiqësive të tmerrshme të dikurshme, por sot e tani gjatë kohë e
tejkaluar dhe anashkaluar denjësisht nga gjermanët dhe francezët. Krerët e dy
vendeve shpesh këtu i realizojnë takimet, shkëmbejnë mendime, meditojnë dhe konsultohen
në mënyrë formale dhe joformale. Sot Strasburgu i takon vijimësisë së
simbolikës së përmendur, është qendra e dytë më e rëndësishme e Evropës së Bashkuar,
është simbolika e bashkëpunimit dhe e koordinimit të një varg strategjive,
projekteve, debateve dhe monitorimeve të këtij Unioni.
 Në këtë qytet mblidhet Asambleja Parlamentare
e Këshillit të Evropës në seancat plenare të Asamblesë Parlamentare mbahen çdo
tre muaj në kohëzgjatje për një javë. Në debatet, në veçanti, kur objekt ka
qenë Kosova, aty kanë marrë jetë shumë objektiva evropiane në interes të Kosovës
. Në këtë organ dhe shtëpi evropiane, në mënyrën më të mirë të mundshme
eksplorohen, debatohen, analizohen, monitorohen dhe përfundohen pothuajse
gjithë zhvillimet e rëndësishme për tërë Kontinentin e Vjetër. Kjo është edhe
më me peshë dhe e spikatur për vendet e Ballkanit, nga të cilat Kosova është e
veçantë me rastin e saj të përpjekjeve shekullore për liri dhe pavarësi, për
mëvetësi, që ende nuk po mund ta konsolidojë dhe të pranohet nga shteti Serb apo
nga disa shtete të tjera madje evropiane, të cilat ende çuditërisht nuk njihet!
Fenomeni i papërgjegjësisë ndaj interesit kombëtar nuk është dukuri e sotme e
atribuuar më lart… Vallë, a nuk i ngjan Kosova një vullkani, që në çdo moment
mund të eksplodojë prej vet kosovarëve!? Vallë, a nuk duket, se është
tranzicion i mundimshëm, i tejzgjatur dhe i instrumentalizuar skajshmërisht në
të gjitha segmentet e jetës shoqërore, dhe e tërë kjo që po ndodh në Shqipëri!?
Vallë, çfarë është më e rëndësishme në shoqërinë shqiptare, se jeta e lirë e pa
brenga, mirëqenia socio-ekonomike e qytetarëve, demokracia e zhvilluar dhe
liberale, që më së pakti po flitet e po bëhet për to!? Realisht shqiptarët dhe
kosovarët po braktisin masivisht vendet e tyre nga një politikëbërje amatoreske
e drejtuesve aktualë… Ka gjëra shumë më të rëndësishme në Kosovë se sa ajo stuhia
që po krijohet në gotën e ujit për vizitën e Ramës në Beograd, që na paska lënë
ca qejf mbetje tek ministri i Jashtëm kosovar me shokë dhe disa gazetarë. Apologjetizmi
politik për kombin dhe shtetin në thelbin e vet këtu është blasfemi, që
lehtësisht po shitet si patriotizëm dhe nacionalizëm civilizues. Sigurisht që
të gjitha këto do ishin të kaluara, sikur diplomacia e shtetit të Kosovës të
kryente punën e vet në bashkëveprim me atë të Shqipërisë. Moskryerja e këtyre
detyrimeve nga shqiptarët dhanë dy mesazhe negative, të cilat nuk rikuperohen
lehtë. Së pari, Evropa e Bashkuar dhe shumëkush tjetër kuptuan, por edhe
më gjerë, opinioni ndërkombëtar, se Shqiptarët e Kosovarët nuk janë të
përkushtuar ndaj çështjes kombëtare dhe fare pak çajnë kokën për shtet dhe
komb. Së dyti, pasojat e veprimeve të këtilla janë shumëdimensionale në
planin e brendshëm dhe me një shtrirje të gjatë kohore , me një impenjimi konstant
dhe me një diplomaci të zgjuar do të bëjnë të mundur që të arrihet ajo që kanë
arritur gjermanët dhe francezët …Por kjo do dialog dhe jo koka të nxehta, do
udhëheqës misionarë dhe jo ministra miopë që bëhen xhelozë kur vendi i tyre amë
i mbron ata dhe u vendos shina bashkëpunimi …