Vullnet Karafilaj, KLSH: Abuzim i postave të shpejta private me Tarifat e Deklarimit të Thjeshtëzuar

833
Sigal

 

 Vullnet Karafilaj, Kryeauditues
i KLSH

 

Kohët e fundit janë përditësuar shumë ligje dhe rregullime
ligjore në fushën e administrimit doganor. Kjo, ndonëse me një intensitet të
lartë, nuk përbën risi në proceset e administrimit doganor. Shumë tatimpagues,
të organizuar në biznese, përfaqësohen nga stafe profesionistë, të përbërë nga
ekonomistë dhe juristë. Në këtë mënyrë ata mund të përballen dhe të
interpretojnë saktë kompleksitetin e shpeshtë, që këto rregullime ligjore kanë.
Tatimpaguesit që operojnë me vlera të mëdha, janë më të paktë në numër, në
krahasim me tatimpaguesit, të cilët kryejnë blerje të vogla dhe jo të rutinës.
Në këto raste Drejtoria e Përgjithshme e Doganave (DPD), duhet të kryejë një
rol më aktiv në mbrojtje të interesave të tyre. Si shkak për këtë kemi marrë ndryshimet
e tarifave, që kanë ndodhur për blerjet online. Gjatë auditimeve të kryera nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në subjektet
doganore ku operojnë dhe Agjencitë Doganore, janë vërejtur abuzime nga këto të
fundit. Kjo ka ardhur kryesisht nga mungesa e informimit të tatimpaguesve, me
ndryshimin e procedurave të zhdoganimit për këto blerje online. Në datën 3
Gusht 2016,
u ndryshua kufiri i pa taksueshëm
në doganë, për dërgesat e mallrave me karakter jo tregtar. Këto janë blerje, që
kryhen nga individë nëpërmjet  porosive,
që ata kryejnë nga kompjuteri, duke shfrytëzuar rrjetet si ebay, amazaon etj. Përgjithësisht
ato kanë një vlerë jo të lartë: për blerjet on
line nga interneti në masën 22 Euro dhe për dërgesat nga një individ jashtë
Shqipërisë pranë një individi në territorin shqiptar në masën 45 Euro. Nga
statistikat vihet re që këto blerje kryhen nga një numër i madh i popullsisë.
Sipas VKM-së, nr. 542, datë 27.07.2016, për
të gjithë mallrat
që importohen
nëpërmjet dërgesave postare, vlera e të cilave kalon vlerën ekuivalente në lekë
të shumës 22 euro dhe dërgesave të mallrave nga një individ jashtë Republikës
së Shqipërisë për një individ në RSH, të një natyre rastësore, pa pagesë, që
përmbajnë vetëm mallrat e destinuara për përdorim personal ose familjar prej
marrësit, vlera e të cilave e kalon vlerën ekuivalente në lekë të shumës 45
euro
, duhet të ndiqen procedurat doganore, duke i vetë deklaruar
këto mallra. Me qëllim thjeshtësimin e procedurave
doganore në favor të qytetarëve, për kryerjen e këtij zhdoganimi nuk është i
nevojshëm depozitimi i deklaratës doganore nëpërmjet agjencive doganore, por
vetë deklarimi kryhet duke përdorur Formularin e Deklaratës së
Thjeshtuar. Deklarimi mund të kryhet nga çdo person, që paraqet mallrat pranë
autoriteteve doganore, së bashku me të gjithë dokumentacionin e kërkuar nga këto
autoritete. Formulari i Deklaratës së Thjeshtuar, plotësohet nga vetë
deklaruesi ose në rastet e dërgesave postare nga punonjësit e postave të shpejta,
të autorizuar nga personi pritës i mallit. Kjo deklaratë e plotësuar dorëzohet
në Zyrën Doganore, vendi ku kryhet pagesa e detyrimeve doganore në vlerën
22,4%, e vlerës së mallit. Për këtë Formular të Deklaratës së Thjeshtuar, që
administrohet nga doganat dhe plotësohet nga individi, nuk paguhet asnjë
detyrim ndaj shtetit. Nisur nga mungesa e informacionit të qytetarëve të
interesuar, disa nga postat e shpejta, të cilat kanë dhe Agjenci Doganore,
përveç tarifës së shërbimit të kryer, shpesh vendosin një tarifë dhe për
Formularin e Deklaratës së Thjeshtuar, sikur të ishte një deklaratë doganore (DAV),
në kundërshtim të hapur me ligjin. Ky është abuzim i pastër që nuk duhet lejuar.
Nuk janë të rralla rastet kur qytetari me të drejtë ankohet, se paguan më shumë
për këtë formular deklarimi, që në rastin konkret është pa pagesë. Kjo ndodh,
sepse për këtë procedurë qytetarët nuk janë të informuar, aq sa për detyrimin
doganor të mallit. Nga këto agjenci abuzohet gjithashtu edhe me ato dërgesa
postare, të cilat në bazë të nenit 61 të Kodit Doganor, nuk i nënshtrohen
deklarimit në doganë. Të tilla janë botimet e ndryshme si libra, albume,
kartolina dhe letrat që përmbajnë mesazhe vetjake, duke i kërkuar individit padrejtësisht
pagesë për çlirimin e mallit nga dogana, me justifikimin se ka vlerë më të
lartë sesa vlerat e lejuara. Në mbështetje të të drejtave të qytetarëve
tatimpagues, në përputhje me rolin transparent dhe ndihmues që duhet të ketë Drejtoria
e Përgjithshme e Doganave, mendoj se duhet të bëhet një punë më e kualifikuar për
informimin e qytetarëve. Kështu në vende të dukshme pranë doganave apo
Agjencive të ndryshme, mund të afishohen postera të posaçëm ose lajmërime të
thjeshta, të përgatitura nga stafi teknik i DPD-së, ku të sqarohen të gjitha
procedurat e reja ose ato në vazhdim. Kuptohet, se koncepti i posterit duhet të
shërbejë vetëm për ligjet e sapo hyra në fuqi, për të cilat tatimpaguesit nuk
kanë informacionin e nevojshëm. Mendoj, se informimi më i plotë nga Drejtoritë
e Përgjithshme të Doganave do të përmirësojë më tej punën në mbrojtje të të
drejtave të tatimpaguesve, duke i ndihmuar ata me të gjithë mënyrat e mundshme.