Arsinoi Zengo Kallco: Cila është gruaja dhe vajza shqiptare sot në Shqipëri? Cili është roli i saj?

536
Sigal

Janë dy maksima që dua t’i shpreh në fillim të këtij shkrimi. E para është e Simone de Beavoir, shkrimtare e famshme franceze dhe gruaja e shkrimtarit nobelist Jan Pol Sartre. Ajo ka thënë: “Gruaja nuk lind si grua, ajo bëhet e tillë”. Dhe e dyta është ajo e Nancy Reagan-it, gruas së presidentit amerikan Ronand Reagan: “Gruaja është si bustina e çajit. Vetëm kur ajo është në ujë të ngrohtë, mund ta kuptoni se sa e fortë është”.  Ja pse e nisa kështu… Sepse… Gruaja shqiptare ende nuk po e gjen dot veten në drejtimin e shoqërisë shqiptare. Ai drejtim është pikërisht uji i ngohtë që na thotë Nency Reagan… por a kuptohet kjo sot në shoqërinë shqiptare? Megjithatë është e vërtetë se: Gruaja po triumfon në ekselencë, në të gjitha stadet e sistemit tonë arsimor.  Ajo shkëlqen në gjykimet e shpejta. Gruaja dhe vajza po e mbajnë sot ekuilibrin e shoqërisë në të gjitha aspektet e jetës shoqërore në Shqipëri: Në art në paraqitje estetike, Ajo mban të gjithë audiencën kryesore të stacioneve televizivë: në emisionin e lajmeve, në drejtimin e emisioneve artistike, në artikulimin e gjuhës shqipe. Edhe në aktrim: gruaja është e paarritshme sot në skenat shqiptare. Ajo sot mban edhe skenën botërore me këngëtare të famshme lirike: katër soprano të mëdha në rang botëror janë sot këngëtare të famshme nga shoqëria shqiptare, me  shkollën për kanto, të përfunduar në Institutin e Arteve në Shqipëri. Sot, femra shqiptare mban brenda vetes lartësinë e qytetërimit perëndimor në Shqipëri. Kjo tani është e njohur. Po ku është ajo në drejtim? Me përjashtim të Kryeministrit Rama, askush tjetër nuk e ka këtë tendencë që po shpreh unë në këtë shkrim; dhe për këtë aspekt, jam e bindur që për Zotin Rama do të flasë me vlerësim historia jonë. Prandaj e shkrova edhe thënien e shkrimtares së famshme franceze që në fillim, se gruaja nuk lind, por bëhet grua: Je si ai çaji i ngrohtë që thotë Nancy Reagan. E pra, këtu jam me idenë time në këtë shkrim: që gruaja duhet të lejohet ta japë në shoqërinë tonë forcën e saj që i vjen nga ekselenca në arsimin e mesëm e të lartë, dhe nga qytetërimi i lartë, që ajo e  ndjek vazhdimisht nëpër stacionet e mëdha të Evropës. Dhe po këndon me sukses në skenat më prestigjioze të Evropës e të Amerikës.