Takimi Begaj- Kim/ Ambasadorja Yuri Kim takohet me Presidentin e zgjedhur Bajram Begaj: Si Shef i Shtabit të FA, forcoi mardhëniet me SHBA

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim u takua sot me Presidentin e zgjedhur Bajram Begaj në Pallatin Presidencial (Pallati i Brigadave) në Tiranë. Sipas një njoftimi në faqen e ambasadës amerikane në Facebook bëhet me dije se Kim e uroi Begajn për zgjedhjen e tij si President i ardhshëm i Shqipërisë dhe përsëriti se Shtetet e Bashkuara presin me padurim të vazhdojnë bashkëpunimin e shkëlqyer me të në detyrën e tij të re. Ambasadorja Kim e falënderoi atë për kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri si Shef i Shtabit, veçanërisht gjatë stërvitjes ushtarake Defender Europe 2021 dhe vuri në dukje se ajo pret shumë takime të tjera me Presidentin e zgjedhur Begaj gjatë presidencës së tij të ardhshme.

Sigal