Gerjola Çaushi: LGBT, shkolla, deviacionet dhe familja

974
LGBT , pse ky promovim kohët e fundit ?!
“Kërkohet pak më shumë durim, maturi dhe vëmendje për të dëgjuar mendimet e cilido, por asnjë herë pazare me atë që mund të shndërrohet nga një punë me vlera në një vlerë tregu “
Çështja e LGBT nuk është veçse një prej pjesëve të pazzëlit kulturor që po i imponohet popullit shqiptar por jo vetëm atij, prej neoliberizmit dhe neolibertinizmit. Problemi kryesor qëndron në faktin e arsyes se, përse gjithë ky sulm mediatik, ky akses “bujar” në media, ky interesim i institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare për një problem që prek afërsisht 0.001% të popullsisë? Kur ka probleme shumë më të mprehta ekzistenciale madje p.sh ato që lidhen me kontinentin afrikan me vende ku miliona njerëz aspirojnë të jetojnë normalisht e t’i afrohen mirëqenies së popujve evropianë, aspiratë që është fort e vështirë për t’u realizuar. E megjithatë tam-tamet mediatikë promovojnë LGBT?! Në një këndvështrim më të kujdesshëm duket se asgjë nuk ndodh rastësisht! Mjafton të ndjekësh fluksin financiar. Kush i financon këto grupime dhe pse ky revansh në dekadat e fundit? Si gjithmonë pas këtyre qëndrojnë lobe si Soros, Morgan, Amazon etj. Marr shkas të ndaj opinionin tim, duke u nisur nga nisma e fundit e komunitetit LGBT ose të paktën kështu prezantohen, ku përfaqësues të këtij komuniteti kanë organizuar takime në gjimnazet e Tiranës me pretekstin e sensibilizimit të të rinjve me fenomenin e bulizmit dhe luftën kundër tij si dhe informimit të të rinjve për prirjet e tyre seksuale, të cilat kanë shkaktuar reagime të mëdha në rrjetet sociale. Ky është një ndër rastet që dhe një herë tjetër po na i servirin antivlerat si vlera shoqërore. LGBT-të të vazhdojnë jetën e tyre dhe ne i pranojmë në shoqërinë tonë ashtu siç janë, por fëmijëve dhe adoleshentëve u takon të informohen për këtë çështje nga familja, është një debat që duhet të nisë pikërisht nga aty, as nga shkolla e aq më pak nga LGBT. Të gjitha këto debate që hapen janë në dëm të qytetarëve dhe të shoqërisë. Nuk mund të përfshihen në shkolla persona që nuk kanë lidhje me sistemin arsimor. Përballja me një temë për shumë fëmijë mund të përbëjë traumë, për shkak se ky diskutim nuk është i pranishëm në familjet e tyre. Mentaliteti nuk mund të imponohet, çdo fazë zhvillimi për familjen ka në bazë marrëdhënien mes nënës dhe babait. Shkolla është një institucion kulturor informativ apo jo, atëherë ku është vlera e gjithë kësaj këtu?! Në Shqipëri situata është alarmante për çështje thelbësore e jetike, ç’na duhen dëshirat seksuale të një minoriteti para varfërisë, para gjendjes që lë për të dëshiruar në spitale dhe mungesës së medikamenteve apo edhe rasteve kur ilaçeve të skaduara që duket se nuk janë raste të rralla, rënies së shkollës dhe institucioneve të kulturës etj., etj. Manipulimi i shqiptarëve vijon pa fund duke i hutuar me ngritjen e pseudoproblemeve dhe duke iu larguar problemeve reale. Duhet vetëm pak logjikë për të kuptuar se përse derdhen miliarda euro nga lobe ndërkombëtare dhe, fatkeqësisht, jo për të drejta thelbësore (ushqimi, puna, arsimi, shëndetësia, transporti, kultura etj.), por për të drejta potenciale të maskuara si të “drejta civile”. Elitat duhet të ruajnë me çdo kusht pushtetin dhe mënyra më e mirë është atomizimi i shoqërisë, zhdukja e identiteteve, rritja e konfliktualitetit horizontal mes individëve, që beteja mos të bëhet kurrë vertikale kundër mbajtësve të pushtetit. Është karakteristikë e këtij sistemi për t’u fshehur pas perdes, pas simboleve, duke imponuar vetëm fragmente të vizionit, duke e shkëputur nga mozaiku i përgjithshëm që kurdiset kundër popujve dhe identetiteteve të tyre. Këto grupe dikur minoritare, sot kanë marrë një pushtet të paparë dhe përfitojnë lumenj financiarë publike dhe private, nga ana e lobeve të nivelit të lartë. Për çfarë motivi? E thjeshtë: ideologjia gendër shërben si “kalë troje” për të manipuluar dhe çrrënjosur vetë natyrën e njeriut. Teoria transgendër e cilësuar antihumane ne vitet ’20 u financua ne vitet ’90, pse? Teoria transgendër nuk beson tek seksi por gjinia dhe si e tillë nuk është natyrore, (si shkenca provon se ditët e para njeriu ndahet në M-F) por kulturore duke e zgjedhur vetë njeriu. Gjini janë disa trans gay, lesbian etj., etj., sulmi që i bëhet familjes ka për qëllim të zhdukë identitetet e njeriut. Një njeri pa identitete pa pika referime manipulohet më lehtë. Njeriu pa rrënjë tashmë (pa atdhe, emigrantët), pa profesion (papunësia), pa shkollë e pa kulturë, pa komunitet ka për qëllim të krijojë vetëm njerëz atome, individë konsumatorë, jo vetëm të mallrave materiale, por dhe ndjenjave si mallra të mbarueshëm që flaken sapo shijohen. LGBT shton ofertën seksuale, por shokon lidhjet tradicionale funksionale ndaj jetës. Një fëmijë, për tu lindur dhe rritur me shëndet mendor e fizik, ka nevojë për dy figura krejt të qarta, nëna dhe babai. Këto dy role janë të pazëvendësueshme edhe pse mund të kritikojmë divorcet apo sherret mes tyre. Në natyrë këlyshët linden nga një nënë dhe mbrohen nga një baba. Pllenimi në qelq, mitra me qira etj., janë pjesë të prishjes së natyrës njerëzore të familjeve dhe komuniteteve që ngrihen mbi parime e tradita. Duhet që njerëzit të ndahen e përçahen në mijëra forma që lufta të bëhet horizontale dhe kurrë vertikale të rrezikojë pushtetin dhe statuskuon. Shqipëria tolerante për fenë, nuk ka njohur kurrë akte dhune kundër homove. Atëherë pse ky revansh? Neoliberizmi është skllavëria e re. Kushtetuta liberale njohin lirinë, por kanë kufizime si dhe hierarki vlerash. Një ndër to është familja natyrore mes një M-F dhe fëmijët eventuale. Nëse kushtetuta nuk ndalon, por as nuk promovon çdo model njësoj. Kurse atyre që flasin për homoseksualizmin si kusht afrimi me Evropën, dua t’i kujtoj se në Evropë nuk shkojmë me “indietro” por duke ecur para me reformat për ngritjen e ekonomisë, industrisë, rrogat, shërbimet publike, arsimin, luftën ndaj oligarkisë dhe vendosjen e demokracisë, drejtësisë dhe normalitetit për miliona shqiptarë që po braktisin vendin. Ti kujtoj që nuk shkojmë drejt Evropës duke rritur taksat dhe ulur papunësinë, duke gjykuar dhe dërguar mbrapa hekurave gjithmonë më të dobëtin dhe kriminelët e vërtetë enden të lirë krah për krah me shtetarët tanë, apo duke bërë gjase ”reforma në drejtësi” duke nisur nga bishti dhe jo nga koka, por mos të harrojmë që peshku qelbet nga koka dhe, pikërisht, nga aty nga maja ajsbergut duhen filluar spastrimet. T’i kujtoj që shqiptarët po vdesin spitaleve ku për një analizë më të thjeshtë secili mjek të jep një diagnozë dhe kurim ndryshe, ku ilaçet e zemrës t’i shesin për stomak, ku qëndrimi në disa spitale të jep përshtypjen e burgut të Spaçit dhe mysafirët si insekte, minj apo merimanga s’të lenë vetëm. Televizione, media, gazeta, portale e online, këto janë çështjet që duhet të ngremë zërin ne, t’i trajtojmë me prioritet çdo ditë sa herë të jetë e nevojshme dhe jo të promovojmë këto pseudoprobleme që realisht nuk i interesojnë askujt krahas çështjeve që sapo përmenda. Si komuniteti LGBT dhe të gjithë të tjerët të vazhdojmë të ngremë zërin për mirëqenien e të gjithëve, jo për çështje që as nuk na pengojnë dhe as nuk na shqetësojnë.
“Këto grupe dikur minoritare, sot kanë marrë një pushtet të paparë dhe përfitojnë lumenj financimesh publike dhe private, nga ana e lobeve të nivelit të lartë. Për çfarë motivi? E thjeshtë: ideologjia gendër shërben si “kalë troje” për të manipuluar dhe çrrënjosur vetë natyrën e njeriut. Teoria transgendër, e cilësuar, antihumane në vitet ’20 u financua në vitet ’90, pse?!”
Sigal