Ergys Alushi/ Stina e verës në Historine e Vlorës

811
Në verën e vitit 1913, do të vritej në Skelë të Vlorës, në një lokal pranë portit, një Pasha turk, Komandanti i Distriktit Ushtarak të Ohrit. Pashai turk, me origjinë shqiptare, ishte duke pritur anijen për tu kthyer në Turqi, kur është qëlluar nga familjarë të Isa Boletinit, si hakmarrje për një vrasje të ndodhur kohë më parë. Vrasja do të shkaktonte zemëratën e Turqisë, e cila do t’i kërkonte Ismail Bej Vlorës, që të ndëshkonte vrasësit. Vrasja do të ndikonte ne ftohjen e marrëdhënieve midis Ismail Bej Vlora dhe Isa Boletinit, i cili ky i fundit kishte disa muaj që qëndronte në Vlorë, për të garantuar mbarëvajtjen e qeverisë së Vlorës. Në verën e vitit 1913, do të kapej në plazhin e vjetër, Beqir Grebeneja, oficer i lartë turke, me origjinë nga Grebeneja e Çamërisë, i cili ishte thirrur nga Ismail Bej Vlora, për të përgatitur ardhjen në Shqipëri të një Princi turk dhe jo Perëndimore. Arrestimi i Grebenesë dhe zbulimi i komplotit nga Fuqitë e Mëdha, shkaktuan dhe dorëheqjen e Ismail Bej Vlorës, në janar të vitit 1914. Në verën e vitit 1914, do të vizitojë Vlorën, Princ Vidi. Në vizitën e tij disa orëshe në qytet, Princ Vidi, do të takohet me parinë e qytetit dhe do të shkonte për të parë nga afër shqiptarët e shpërngulur forcërisht nga Jugu i vendit, nga ushtria greke, që ishin vendosur në kodrat ullishte përreth Vlorës. Në verën e vitit 1920, do të fillojë në Vlorë, Lufta e Vlorës, e cila do të përfundonte me largimin e ushtrisë italiane nga Vlora, ardhur në këtë qytet, në 25 dhjetor të vitit 1914. Në verën e vitit 1924, do të kurorëzohet Revolucioni i Qershorit, nisur nga Vlora, ku si shkak shërbeu vrasja e Avni Rrustemit në Tiranë dhe varrimi madhështorë që iu bë në Vlorë. Në verën e vitit 1927, do të vritet në Vlore, Xhovani Valencia, italiani që ndihmoi vlonjatët në Luftën e Vlorës, 1920. Trupi I pajetë i italo-arbëreshit, do të gjendej në breg të detit, në zonën e Skelës, pranë famulltores së Dom Markut, ish turizmi “Aulona”. Italia nuk ia kishte harruar dhe falur ndihmën që ushtari i tyre, ju kishte dhënë shqiptarëve, në vitin 1920, teksa dorëzonte tek luftëtarët shqiptarë, municionet dhe ushqimet, të vendosura prej italianëve, në Panaja. Në verën e vitit 1932, do të zbulohej në Vlorë komploti antiZog. Në komplot, do të merrnin pjesë më shumë se 50 personalitete të kohës, nga Vlora e jo vetëm, midis të cilëve edhe djali i vogël i Ismail Bej Vlorës. Komploti do të zbulohej dhe për shumë nga komplotistët, do të kishte ndëshkime të rënda.
Sigal