Robert Haxhi: President, qaje Evropën dhe Amerikën!!!

184

President të kisha thënë, që kush vë dorë mbi zgjedhjet, ta harrojë Evropën dhe Amerikën..!Me këtë që bërë ja bëre vetes. Mbase nuk e beson, po do ta shikosh. Të shtyu zullumi atje ku nuk duhej dhe, sikur ta dija që ti do bëje diçka të tillë..!? Jo se ma kishte thënë njeri jo, po të kisha kuptuar se jam i zgjuar vetë. Tani s’të shpëton dot njeri dhe mbaje mend këtë që po të them shumë shpejt do të të vijë shuplaka në momentin që ti nuk pret.
Edhe kur ndodhi kjo.. Flakë më flakë me atë që tha Palmeri, ndihmës sekretari Amerikan i shtetit, që kush prek zgjedhjet ta harrojë Amerikën apo e kam gabim..!? Jo fol po do dhe kundërshton…po nuk ta mba…?! Tani gjej vrimë e futu! Tani edhe në Skrapar nuk vete dot, pse as në Skrapar nuk të do më njeri. Se vetë e kruajte. Ç’tu desh ti që dole kundër Amerikës. Bile, të të them një diçka..”llaf i sigurt ky” Palmerin e kishte porositur Presidenti Tramp dhe i kishte thënë fjalë për fjalë, që kush prek zgjedhjet në Shqipëri ka punë personalisht me mua!?
Po s’doja të ta thoshja që në fillim se ti e di që unë nuk nxjerr llaf, jam pus, po më detyrove dhe të fola sinqerisht!!!
Edhe kaq që të thashë janë shumë, se unë nuk mund të t’i them të gjitha, se ç’u kuptua pastaj..!? Unë nuk mund të të them që kishte thënë Trampi, bravo Shqipëria që me këtë klasë politike po ecën e sigurt përpara drejt Kapitalizmit me një demokraci funksionale që do ta kishte zili dhe Amerika, pa le Evropa po e po!!
Unë s’mund të të them ty që Presidenti Tramp kishte porositur Palmerin, më bjer dhe një shishe raki Skrapari se më pëlqen shumë, po mos ta marrë vesh Meta. Më erdhi pak e çuditshme kjo gjë por e vërtetë. Ca miq të tjerë ia dërguan një shishe raki Skrapari, që unë s’i tregoj sikur nami të bëhet, po je i zgjuar gjeje vetë, se unë jam pus siç të thashë dhe nuk i nxjerr kurrë bisedat jo e jo të Trampit që as diskutohet, por as një bisedë të rëndomtë. Nejse, vrave veten me këtë që bëre. Ti qofsh që je. Po Evropës si do t’i dalësh para syve, apo nuk të bën përshtypje fare, e rëndë kjo që bëre. E dëgjove Junkerin që foli apo jo. He si t’u duk Junkeri, mos t’u duk i pirë, harroje ja këtë që të them unë edhe njëherë tjetër harroje vajti kohë që e ka lënë pijen Junkeri. Dhe është betuar që s’vë më pije në gojë sa të hapë negociatat me Shqipërinë. Nejse po unë një gjë nuk kuptoj. Ore njerëzit mezi presin të venë në votime ndërsa ti ia fut qorres. Kush të trembi se nuk të kuptoj. Apo ata dhjetë protestues që morën pjesë këtë mitingun e fundit, ata të trembën. Ata e di si i ka Lleshi…!? Një qime b.. Pesë të krimbur atje. Po lemë aman mos të them ndonjë llaf! E di sa turp më vjen me atë që bëre. Na e bëre tamam si Vangjeli te filmi “Përrallë nga e kaluara”..Ç’do thotë bota more?! Hapu dhe, hapu…! Na turpërove që ç’të të them. Dua të të them “Nga turpet mos dalç!” po nuk ta them se me vjen turp. Të zgjodhëm me qejf të madh, apo e harrove. Të gjithë deputetët e pozitës me tia, në grup, dhe të na e punosh kështu. Ti qofsh që je. Po një gjë të them me bindje, se me këtë si ke bërë na ke turpëruar na ke ulur kokën para gjithë botës. Po megjithatë nuk mbaron këtu kjo punë. Më e keqja e të këqijava është se bëre dhe Shqiponjën me duar, po ajo ç’tu desh!? Le njëherë që nuk e bëre mirë. Apo do të tregosh që je patriot. Kot e ke s’të beson njeri. Patriotë janë vetëm këta të pozitës, ka lezet, dinë si ta bëjnë edhe Shqiponjën po edhe zgjedhjet. Ja shiko vetë sa bukur e bënë Shqipërinë apo jo …!? Po një gjë kuptohet qartë, se ti dhe shokët e tu kini frikë nga SPAKU, vetëm socialistët nuk kanë frikë nga SPAKU, se atyre as gjysëm llafi nuk u ka dalë, more vesh apo jo?! E di pse të fola kaq shumë sot, se është e fundit nuk të flas më sa të jetë jeta, ok. Më ke dalë nga zemra. Vetëm një gjë të ka ngelur, dil kërko falje dhe kthe rrugë sa s‘është vonë, këtë këshillë nuk e ke vetëm nga mua, por edhe nga një mik që të do të mirën, e di vet ti kush është miku. Po vetëm për një gjë të jesh i sigurt ama, me atë që bëre harroje, qaje Evropën dhe Amerikën. Kaq të them!!!