Ish-ministri socialist, Taulant Dedja: Ja gabimet e DASH

299
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Ish- ministri socialist Taulant Dedja, shkruan se Sekretari i DASH Blinken, po e kthen DASH, nga Departamenti Amerikan i Shtetit në Departamenti Amerikan i Shpifjes, teksa përgjigjet zyrtarisht, se të dhënat për korrupsionin e ish-kryeministrit shqiptar Sali Berisha, i paska marrë nga OFQ dhe nga  media, ndërkohë, që në raportet zyrtare të DASH-it edhe në 2020, theksohet se Shqipëria është një nga vendet më të korruptuara, korrupsioni ka marrë peng institucionet derisa hartohen ligje në interes të oligarkëve. Taulant Dedja:  “Blinken e ktheu DASH nga Departamenti Amerikan i Shtetit në Departamenti Amerikan i Shpifjes! Kur Etërit e kombit amerikan krijuan Kushtetutën, nuk kishte lobe armatimi dhe nuk luftohej për tregun e naftës. Në atë kohë logjikohej me parime, bazuar te besimi në Zot dhe mbi ide iluministe për progres social! Fakti që Soreca thotë se në Shqipëri duhen shumë Giovanni Falcone, është prova që në Shqipëri, me bekimin e ndërkombëtarëve qeveris Mafia! Për kë punoni ju z. Soreca? Renditja meritokratike e shtetarëve shqiptarë sipas meje: 1) Ismail Qemali 2) Ahmet Zogu 3) Sali Berisha. Pastaj vijnë 100 vende bosh. Kriminelët, horrat, banditët apo karagjozët renditini sipas qejfit!