Haxhi Isufi: Luli, duhet të hapësh krahun për ata që kërkojnë ndryshim

224
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Për të qarë dhe për të qeshur

Po i bie shkurt, pa etiketa gazetareske. Më kujtohet, kur u emërua Fatmir Xhafaj Ministër i Brendshëm. PD nisi protesta dhe Luli premtonte se ai, nuk do futej në atë godinë,vetëm nëse kalonte mbi trupin e tij. Fatmiri hyri dhe, mender nuk pje…i njeri. Më vonë erdhi trau i Kukësit. Më kujtohet Luli në Kalimash, duke bërtitur si Bajram Curri: “Këtu trau nuk do vihet,vetëm nëse kalojnë mbi trupin tim”.Trau u vu, bile dhe Luli kur kalon andej, paguan biletën pa u ndierë fare. Më vonë doli ‘Astiri’, Luli gati kalonte natë për natë andej dhe si Mic Sokoli bërtiste se, “fadromat vetëm nëse kalonin mbi trupin e tij, do shembeshin shtëpitë”. Fadromat hynë ditën për diell dhe nuk e çau askush për Lulin. Bile më 25 Prill, 60% e banorëve të ‘Astirit’ votuan Partinë Socialiste. Pastaj, më kujtohet Teatri Kombëtar, ku Luli shkonte në darkë dhe interpretonte Shekspirin dhe me një zë të trashë femëror bërtiste: “Më parë fadroma do kalojë mbi trupin tim pastaj të shembin Teatrin”… dhe që të mos e zgjas, Teatri pësoi tragjedi. Më kujtohet seriali “PD-ja në çadër” dhe takimi i Lulit tek për tek për rreth katër orë takim me Ramën. Se ç’u tha e se ç’u fol nuk dimë gjë, vetëm në fund shtrëngime duarsh, jo si mes dy politikanëve, por mes dy të dashuruarve. Ti duhet të hapësh krahun Luli, jo për PD-në, por për ata që kërkojnë ndryshim, se Ti Luli, i ke humbur shanset për të sjellë ndryshim, ngaqë tek Ti nuk kanë më besim, dhe ndryshimi nis nga Selia Blu.