Themeluesi i Forumit të Crans Montana: Vendimi i Blinken për Berishën, i pazakontë

244
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Kryetari dhe Themeluesi i Forumit Crans Montana, ambasadori Jean-Paul Carteron ka reaguar në lidhje me vendimin e DASH për të ndaluar hyrjen në SHBA të ish-kryeministrit Sali Berisha. Carteron shkruan në Twitter, se ky vendim i sekretarit Antony Blinken është sa brutal dhe i pazakontë. Ai shkruan se ky vendim ka surprizuar komunitetin politik që e njeh dhe e respekton Berishën prej 30 vitesh.

“Vendosja në listën e zezë të Berisha Sali në mënyrë brutale dhe kaq të pazakontë nga Sec. Blinken, publikimi gjithashtu në llogarinë e tij personale në Twitter, ka suprizuar  komunitetin politik, veçanërisht ata që e kanë njohur dhe respektuar atë për më shumë se 30 vjet …”, – shkruan kryetari dhe Themeluesi i Forumit Crans Montana, ambasadori Jean-Paul Carteron. Ai konsiderohet politikisht në Francë si një golist me prirje nga e majta, dhe disa herë ka tentuar të hyjë në politikë.