Endrit Braimllari: LSI nuk do të ndalet në zbardhjen e së vërtetës të masakrës zgjedhore

216
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

25 prilli, një masakër e vërtetë elektorale e cila nisi para 25 prillit, u ekzekutua me 25 prill dhe vazhdon hapur në sy të gjithë shqiptarëve në KAS. Edi Rama përgjegjësi kryesor i dhunimit të votës, intimidimit të qytetarëve dhe lidhjes me strukturat kriminale. Emërime jashtë çdo norme ligjore në kundërshtim me kodin zgjedhor të kryetarëve të Bashkisë përfaqësues të Rilindjes gjatë fushatës. Subjekte të OFL jo vetëm i përdorën në fushatë por dhe i emëruan në administratë publike. Përdorimin e çdo aseti shtetëror në funksion të përfaqësuesve të ‘Rilindjes’. Policia e shtetit organizatë e ‘Rilindjes’ në funksion të manipulimit të zgjedhjeve. Grupet e strukturuara kriminale u përdorën gjerësisht me një mision të vetëm goditjen e drejtpërdrejt  të LSI-së. Në kutitë e votimit u gjetën më shumë fletë votimi se votues. Shtetas të cilët votojnë më shumë se një herë në të gjithë qarqet e vendit. Komisionet e votimit marrin më pak fletë votimi dhe dorëzojnë më shumë flet votimi kur mbyllet procesi. Vendimi antikushtetues i ‘Rilindjes’ për t’i hequr të drejtën e votës mijëra qytetarëve nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut. Të faktuara me video numërues të ‘Rilindjes’ që përdorin stilolapsa dhe nxjerrin të pavlefshme fletët e votimit.