Prof. Dr. Arben Malaj: Mbrojtja e qytetarëve nga tendencat abuzive të bankave

503
Sigal

Domosdoshmëri ngritja e një agjensie publike që mbron konsumatorët e vegjël nga tendencat abuzive të bankave

Prof. Dr. Arben Malaj

Instituti për politikat Publike dhe mirëqeverisje

Shqipëria vazhdon të mos ketë një ligj që mbron konsumatorët e shërbimeve financiare/bankare. Tregjet financiare janë të prekura shpesh nga marrëveshjet e fshehta të bankave lidhur me koston e kredisë, tarifat e shërbimeve dhe pa qartësitë e përgjegjësive të kredi-marrësve  kur nënshkruaj për kredi. Shkalla e deformimit dhe abuzimit në tregjet financiare është shumë më e madhe se në çdo industri tjetër, prandaj dhe gjobat për bankat e investimeve që manipulojnë e koston e parasë për përfitime abusive janë nga më të mëdhatë, deri në disa dhjetra miliarde euro. Pjesë e reformave të eleminimit të deformimeve të tregjeve, është edhe ngritja e një agjensie publike që mbron konsumatorët e vegjël nga tendencat abuzive të bankave dhe fondeve të investimeve. Shqipëria ka vite që e zvarrit ngritjen e saj. Vonesat janë të pa justifikueshme, duke dëmtuar zhvillimet në tregjet financiare. Vetë niveli i kredive jopërformuese të bankave që në sektorin e ndërtimit arritën deri në 50% janë dëshmi e qartë e dështimeve të tregut.  Pasojat e niveleve kaq të larta të kredive jo përformuese direkt ose indirekt i paguajnë depozituesit dhe takspaguesit shqiptarë. Ngritja e agjensive të tilla që parandalojnë  keqpërdorimin e tregjeve dhe mbrojnë konsumatorët e tyre nga deformimet abuzive, konsiderohen refoma strukturore që i mungojnë ekonomisë tone. (Ky prononcim nuk shpreh qëndrime të Bankës së Shqipërisë).