Tentoi të fuste drogë në burg për të vëllain, arrestohet 29-vjeçari

577
Sigal

Policia ka arrestuar një të ri në Rrogozhinë, pasi ka tentuar që të fuste në burg hashash dhe heroinë.

Policia bën me dije se 29-vjeçari me inicialet E.B, i ka dërguar rroba të vëllait që vuante dënimin në burgun e Rrogozhinës.

Mes rrobave ai kishte fshehur edhe doza hashashi dhe heroine, por janë zbuluar nga punonjësit e burgut. 26 gr hashash dhe 31 doza heroinë janë gjetur nga punonjësit e burgut.

Njoftimi i policisë:

Tenton të fusë lëndë narkotike në IEVP, arrestohet në flagrancë 29-vjeçari
Sekuestrohen 26 gramë canabis sativa dhe 31 doza heroinë.

Shërbimet e policisë së burgut të IEVP Rrogozhinë, gjatë kontrollit të sendeve që një shtetas kishte sjellë për të vëllanë, i cili vuante dënimin pranë ambjenteve të IEVP Rrogozhinë, kanë konstatuar që në rrobat e tij , mbante të fshehur lëndë narkotike.
Është njoftuar menjëherë grupi hetimor dhe specialistët për Narkotikët të cilët në përfundim të hetimeve kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

E. B.,29 vjeç banues në Durrës.

Materialet do ti kalojnë për hetime të mëtejshme Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës së Parë Kavajë për veprën penale “Prodhimi dhe shitje të narkotikeve”