E vetmja shpresë e jona është Zoti..O zot ndihmoi Shqipëtarët..!!

384
Sigal

Nga Robert Haxhi:

Kjo qe po ndodh keto dite ne kufirin Shqipetaro Grek nuk ndodh ne asnje kufi te botes..n.q.se te shikosh kronikat e lajmeve te te gjitha stacioneve prestigjize ne bote nuk gjen nje rast te dyte si ky ..Ne nje vend si ky yni ndodh gjithcka dhe me nje qeveri si kjo Shqipetaret ne kurrizin e tyre po provojne gjithcka qe s mund ta kishin imagjinuar kurre..Ne ate vargan te mjere Shqipetaresh nen vapen perveluese te Gushtit mos harroni qe ka gra, pleq, plaka dhe femije..Me keq ska ku te veje me..Sikur ne nje moment te mendosh se vetem per nevoja personale ku mund te vene , !? Per mos te zene ne goje me per uje dhe per buk se uji dhe buka ne keto momente jane luks per Shqipetaret. Juve qe na u kapardiset si qeveri si te ruhemi nga Coviti..distancimin social , higjenen personale.me larjen e duarve etj ..etj qe treguat gjithe ate dashuri te madhe per neve se po mos te ishit juve do kishin vdekur qe ne momentet e para 18 mije Shqipetare ku jini tani..!? Apo tani jini juve qe i lani duart njehere e mire me Shqipetaret ..Shqipetar ku jini..!? Televizionet dhe gazetaret e shitur ku jane !? Shoqatat humanitare ku jane..!? Organizmat per mbrojtjen e lirive dhe te drejtave te njeriut ku jane..!? Ambasadat dhe Ambasadoret e Amerikes dhe Bashkimit Evropian ku jane..!?
Ku jini juve qe na e keni hequr fare sovranitetin dhe dilni na kapardiseni dhe na fryheni si gjela vetem duke na vene kushte neve Shqipetareve..!? Ku jini o te paskrupullt..!? Eshte nje situata tamam si ne kronikat e luftes qe ndodh ne Siri ku karvane te tere njerzish qe po iknin drejt kufirit te Turqise..tamam si tragjedia e detit mesdhe..Ku je Evrop, ku je Amerik..!?
Sa do talleni akoma me neve..!!
Ju drejtohimi juve te ç nderuar Ambasadore..Se keni marre role qe nuk ju takojne..Deri sa keni.marre keto role..Athere prononcohuni edhe per kete situate..Apo per juve si gjithmone s ndodh asgje..!:Po jua sillni zorret ne gryke Shqipetareve me keq se qeverite e tyre qe juve i terhiqni per hundesh dhe nuk ju keni lene asnje pike dinjiteti dhe personaliteti..Neve e dime qe qeveria aktuale nuk ka kohe te mirret me keto pune se ka pune dhe halle te tjera..Ka hallin se si mund te fitoje zgjedhjet edhe pa vota, vetem e vetem qe ti pranoni juve Ambasadore si zgjedhje.. Ndersa per voten dhe vullnetin e Shipetareve nuk pyet njeri..Boll qe juve te thoni qe zgjedhjet i plotesuan standartet..Pastaj e dine vete keta se cdo trumbentojne..Kori i korbave te tyre i ka bere fjalimet gati ..Vetem ti pranoni juve si zgjedhje..Se besoj se edhe juve te ç nderuar Ambasadore e beni kete gje kaq xhaba..
Shqipetaret ju shohin perdite por nuk kane ze se juve ju keni vene duart ne fyt..Kjo qeveri vetem propagande ben..Qe diten e dyte qe “fitoi” (zgjedhjet e lira dhe te ndershme) filloi fushaten per zgjedhjet radhes..Fushata dihet si fillon vetem duke share Berishen..Duke bere gogol , Kjo eshte e vetmja alternative e saj per te mbajtur pushtetin me cdo kusht vetem sharja e Berishes .. Dhe mos harroni dicka, fitoren nuk e do per vete..por e do per neve , per te na qeverisur sic po na qeveris kaq bukur..E do per te luftuar krimin , drogen, korrupsionin..E ndjen si detyre dhe pergjegjesi , dhe jo si privilegj pushtetin..Prandaj shan Berishen se po erdhi ai mjere Shqipetaret cdo heqin..! Vetem nje gje esht per tu habitur..dine kaq shume gjera per Berishen dhe nuk i kane bere asnje denoncim ne organin e Prokurorise , si eshte e mundur !? Perse e lene te lire Athere..!?
O mjerane o delirant, o ju te etshimit e pushtetit..Ju qe talleni me Shqipetaret ne menyren me te keqe..Ju qe kini bere nje kod etike..vetem shani dhe ofendoni kedo qe s esht me juve, Po s besoj se do tju zere kaq vend kjo propagande e shfrenuar kunder kujtdo qe esht kunder juve..Juve qe ju eshte mpire gershera nga prerjet e shiritave vetem per fillimet e “veprave tuaja” keni 7 vjet ne pushtet dhe mezi perfunduat By Passin e Fierit, te filluar dhe projektuar nga Berisha..Ju qe tani keni filluar sulmin ne ball te gjere me prerjet e shiritave per nisjen e punimeve per ndertim tunelesh , ndertim rrugesh, urash, aeroportesh..e plot e plot gjerash qe ju thote fantazia juaj mjerane..Prisni te pakten nje shirit per perfundimin e ndonje vepre te bere nga juve, te pakten nje..Lereni me propaganden kundra Berishes, Ilir Metes, Monikes, Shkelzenit..e ku ta di une..Denoncoini ata dhe jepjani SPAKUT..dhe mbylleni njehere e mire ate kapitull..por nuk e kini aty jo..Juve e kini hallin qe po late pushtetin pala tjeter te mos tju ngacmoje sic nuk i ngacmuat edhe juve..Shqipetaret e dine ku e ka burimin e keqja e tyre..po nuk i lini ju te ngriheni se kini vene nen kontroll gjithcka..pasi ketu nuk ka as sindikata as shoqeri civile..se cdo nisme e re qe nis kundra pushtetit juve menjehere e bleni dhe e sabotoni kauzen e tyre, Juve qesharake te listave te hapura,nese i thoni vetes Shqipetare harram ju qofte gjiri i nenave , Mallkuar dita qe lindet, Ju vemje te ndyra qe i keni tradhetuar Shqipetaret me kohe..Ka 30 vjet Greqia qe perserit te njejtat pamje dhe skena para gjithe botes dhe juve me nje minister te jashtem qe mezi flet Shqipen nuk i bete dot nje not proteste Ambasades Greke ne Tirane pa le me te ndermirrnit masa te njejta sic ben Greqia me neve te benit edhe juve me shtetasit Grek..Nuk kam asgje kundra popullit Grek..se po te ishte se do degjohej zeri i Popullit te thjesht Grek nuk do ta pranonin pa me te voglin hezitim.nje gje te tille dhe nuk do te ndodhnin kurre gjera te tilla se e njoh mire humanizmin e popullit Grek dhe kam bindjen e plote se do te ishin ne mbrojtje te Shqipetareve , por ata as i pyet dhe as si degjon kush.. Por jane qeverite e qe s kane me asnje ndjenje njerezore..Se dihet qe te vetmit qe nuk vuanje nga kjo situate jane vetem qeveritaret..Prandaj se kane shume problem qeverite e te dy paleve..”Por ata po negociojne”
Per ne Shqipetaret te pambrojtur nga qeveria e tyre e shitur, nuk ekziston as Evropa as Amerika dhe as “Bota e Qyteteruar”, dhe asnje organizen tjeter..Athere e vetmja shprese e jona eshte Zoti..O zot ndihmoi Shqipetaret..!!