Jakup Gjoça: Ambasador i OSBE apo misionar i Soros?

1200
Sigal

Ambasadori Bernd Borchardt është Kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri që prej 1 tetorit 2016 Nga 2007 në 2010, ai shërbeu si ambasador i Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri dhe, gjatë dy viteve pasuese, qe Koordinator i Personelit Gjerman në Organizatat Ndërkombëtare, në Ministrinë e Jashtme gjermane. Në vitet 2008- 2009 Borchardt ka qenë i pranishëm në rrugë, si qytetar i lirë, në protestat e opozitës. Ndërsa dje, Borchardt, si ambasadori i OSBE-së në Tiranë, deklaroi se për çfarë arsye mund të shtyhen zgjedhjet vendore, pavarësisht, se opozita do t’i bojkotojë zyrtarisht. Nuk e di, nëse Borchardt do të pranonte zgjedhje në Gjermani, pa pjesëmarrjen e opozitës. Por, cili është Bernd Borchardt? Ai ambasadori i Gjermanisë, që merrte pjesë në protestat e opozitës? Apo, ambasadori i OSBE-së që kërkon të bëhen zgjedhje në Shqipëri, edhe pa pjesëmarrjen e opozitës? Mundet, dhe ka shumë të gjasa, që Bernd Borchardt nuk është as ai ambasadori i Gjermanisë, që merrte pjesë në protestat e opozitës, dhe as ambasadori i OSBE-së, që deklaroi se votat e vjedhura dhe të blera nga qeveria e Ramës nuk kanë luajtur rol në rezultatin zgjedhor të 2017-s, prandaj qeveria është e ligjshme. Nuk mundet kurrë, që një ambasador i OSBE-së të pranojë rezultatin zgjedhor, kur është vjedhur dhe blerë, qoftë edhe një votë! Dhe asnjë ambasador i OSBE-së nuk mund të pranojë që në një vend, që pretendon se kërkon dhe ndërton demokraci, të bëjë zgjedhje pa opozitën! Bernd Borchardt, pavarësisht se është i akredituar në Tiranë si ambasador i OSBE-së, me qëndrimet politike që mban, mund të kryejë detyrat e misionarit të Soros, si sponsorizim politik i qeverisë së Ramës. Apo, e ndjen vetveten akoma nëpunës të nivelit të dytë të Ministrisë së Jashtme gjermane, që u katapultua si ambasador?….