Bejdo Malo: Për ata që ulërasin pse kanë marrë nështetësinë 270 të huaj kur e kanë lënë një milion shqiptarë

421
“Barkthatët” dhe “varfanjakët” e botës janë lëshuar si hijena kundër 270 nënështetësive shqiptare të dhëna nga Presidenti Ilir Meta. Të gjithë ata që shkruajnë kundër këtyre nënështetësive harrojnë një gjë thelbësore. Imagjinojeni që gazetat greke ti ishin lëshuar si hijena Presidentëve grekë të 30 viteve të fundit që kanë firmosë 400 mijë nënshtetësi greke të shqiptarëve nga të cilat 100 mijë me përparësi pa procedura. Sikur gazetarët italianë tu ishin lëshuar si tigëra presidentëve italianë të 30 viteve pse kanë firmosur 250 mijë nënështetësi italiane të emigrantëve shqiptarë nga të cilat rreth 50 mijë me përparësi pa procedura. E kështu me radhë, ti sulen, Mbretëreshës së Anglisë që ka firmosur rreth 50 mijë nënshtetësi angleze të emigrantëve shqiptarë. E kështu mund të vazhdojmë me Gjermaninë Francën, SHBA. Ndër këto lista ka pasur dhe shumë shqiptarë të inkriminuar. Pyesi . E kanë marrë apo jo nënështetësinë. Po ne gazetarëve shqiptarë si shpjegohet, pse na mungon civilizimi toleranca. Pse jemi bërë shqiptari për shqiptarin ujk. Pse zihet Edi Rama me Ilir Metën për politikë, konkurencë politike të cilat janë normale në një sistem plularisit, dalim ne gazetarët me tifozllëk për të fitur pikë tek Edi Rama, i lëshohemi si të babëzitur, Ilir Metës. Sa gazetari pa vlera. Sa gazetari pa nivel. Janë si një pikë uji në Oqean atë 270 nënshtetësi që ka firmosur Ilir Meta në raport me ato që kanë fituar rreth një milion shqiptarë nëpër botë. Në këtë konteks i gjithë sulmi ndaj, zotit Ilir Meta s’ është fare për nënshtetësitë. As u hyjnë fare në qese këto 270 nënshtetësi, ata e kanë për shprehur besnikëri ndaj një kundështari të Ilir Metës. Janë apo s’ janë kundështarë Meta-Rama apo fut dhe Bashën dhe Berishën, mbetet për tu vertetuar. Në Itali luajnë futboll që nga Lacio, Roma dhe deri në kategorinë C, më e pakta 1500 futbollistë të cilët kanë fituat nënshtetësi pa procedura. Ka kontestime. Jo. Kombet e civilizuara s bëjnë gabime të tilla. Po pse pakë plagë sociale të tjera kemi ne që duhet të kryqëzojmë Presidencën, Qrverinë, instutucionet e shtetit që na shqetësika nënështetësia. E gjithë kjo zllamahi mediatike është për të ardhur keq. Aqë më shumë që ajo qënka trasparente e lexoka cdo qytetar. E gjen në faqen e presidencës lirshëm. Nga sa e sa e sa gjera jemi të privuar ne gazetarët nga Qeveria, për trasparencë, dhe kjo turmë gazetarësh që ka zbuluar Eldoradon s’ bën zë. Ku e kanë lënë nështetësinë shqiptare një milion shqiptarë, 270 që e kanë marrë qënkan “heronj”. Ndaj duhet të jemi të kujdeshëm. Inatet personale, shërbimet e ndyra në shërbim të të dytëve apo të të tretëve gjuajtjet nga fërngjitë, e Presidnetëve dhe figurave të tjera politike, s’ janë gazetari. S’ bëjnë pjesë në misionin e gazetarisë.
Sigal