Masakroi kunatën për “Shën Valentin”, prokuroria kërkon burg përjetë për Dashamir Xhepën

65

“Burg përjetë” ka kërkuar sot Prokuroria për Dashamir Xhepën, i akuzuar për vrasjen e kunatës së tij në 14 shkurt të vitit 2019. Lirie Xhepa ishte e ve prej disa vitesh, pasi i shoqi ishte ndarë nga jeta nga një sëmundje e rëndë, ndërsa kishte krijuar lidhje intime me të akuzuarin. Duket se dhuna e vazhdueshme prej tij e kishte detyruar gruan t’i jepte fund lidhjes më 14 shkurt shkurtit 2019 kur edhe ia ka komunikuar, Xhepa ka kryer aktin e rëndë

Lirie Xhepa fillimisht është goditur me sende të forta pas koke, hekur ose gurë mëngjesin e 14 shkurtit. Më pas ajo është qëlluar me pistoletë nga një distancë e afërt, duke i shkaktuar vdekjen. Më pas 49-vjeçarja është qëlluar me armë zjarri me një plumb në kokë, dhe dy në bark.

Bashkëshorti i saj ishte ndarë nga jeta vite më parë, dhe 49-vjeçarja jetonte e vetme me dy fëmijët e saj. Viktima me kunatin e saj janë fqinj, banesat e tyre ishin 500 metra larg, dhe ndodhen në lagjen “Qershori” në periferi të Kombinatit. Lirie Xhepa kishte pasur konflikte të vazhdueshme me njërëzit e burrit të saj të ndarë nga jeta. Nuk përjashtohet një lidhje jashtëmartesore të Dashamir Xhepës me kunatën e ve.

Banorët e zonës ku ndodhi ngjarja, janë shprehur se të gjithë ishin në dijeni të lidhjes intime mes tyre. Madje, edhe të dhunës së vazhdueshme që ushtrohej ndaj 49-vjeçares, por askush nuk fliste.