Dr. Kujtim Drishti: Kushtetuta e Shqipërisë, në çdo vatër

1491
Sigal

Thirrje të gjitha shtëpive botuese dhe shtypit dhe mediave shqiptare.

 

Çdo vatër shqiptare të ketë Kushtetutën e Shqipërisë

 

Kujtim Drishti

 

Ndërkohë që 30 vjet pas rrëzimit të diktaturës, dukuritë janë të qarta dhe tregojnë, se ne nuk kemi ndërtuar akoma një ekuilibër të shtetit demokratik.

Ndërkohë që populli i ka dhënë besimin me sinqeritet politikanëve të tij, por me sy mbyllur,
Unë ju bëj thirrje që ju të kontribuoni në hapjen e syve të popullit me dy mjete themelore:

  1. Botimin në masë të Kushtetutës dhe shtojcës së saj Deklaratës së të Drejtave të Njeriut.
  2. Organizimi i një Debati kombëtar mbi Kushtetutën shqiptare në pikat më të ndjeshme të saj:
  3. Sovraniteti i kombit,
  4. Laiciteti
  5. Drejtësia
  6. Ekonomia dhe në mënyrë të veçantë
  7. Sistemi zgjedhor që është thembra e Akilit të një Demokracie e të tjera pika që do të ndihmonin njohjen e Kushtetutës dhe realitetit përball saj.

Mendoj se nuk mjafton që populli të ankohet për udhëheqësit e tij.

Ngritja e ndjenjës së përgjegjësisë qytetare është baza më e fortë e një Demokracie, ajo do të materializonte më mirë nenin e kushtetutës që deklaron popullin sovran, të cilin nen , një nen tjetër brenda Kushtetutës, mund ta përmbysë.

Ju duhet të ndihmoni në krijimin e një solidariteti të popullit rreth KUSHTETUTËS.
Ju duhet të ndihmoni në krijimin e një Solidariteti të popullit rreth ideve jo individëve.