Agim Jazaj: Dështimin për në BE nuk e pranon vetëm dështaku

521
Sigal

 

DËSHTIMET DHE DËSHTAKU…

Dështimin për në BE, nuk e pranon vetëm dështaku,  të verbrit nga trutë dhe qorrat nga sytë!

***

Hapjes së Negociatave për në Europë, i thanë JO: FRANCA, DANIMARKA, HOLANDA, SPANJA dhe me 9 kushte GJERMANIA.

*Jo- në, për në Europë e shihnin, prisnin i madh e i vogël në Shqipëri, me dhimbje edhe emigrantët shqiptarë, të shpërndarë si zogjtë e korbit nëpër botë, përveç të verbërve nga trutë dhe qorrat nga sytë.

Paraprakisht, dështimin e paralajmëroi; Gjermania mike, e njohur e Shqipërise, nga vetë kancelarja: Merkel dhe Bundestagu Gjerman, të cilët i vunë nga 4, plus dhe 5 kërkesa, baraz 9 “detyra shtëpie”, qeverisë së “Ram-Rilindjes”, të cilat nuk i kanë bërë njerëzit e shtëpisë, si kusht për t’u hapur portë- Evropa! Dhe kur nuk bën dot, nuk ke këllqe të bësh detyrat e shtëpisë, si mund të pretendosh të futesh me këmbë e kokë të pista në Europë?! Pra, edhe klithmat gjermane, me 9 Kushte, “detyra shtëpie”, të pa realizuar, u komentuan me tam- tame nga dështaku dhe turma dështuese si Progres…

Aftësia për të dëgjuar është mundësi për të dëgjuar dhe zotësi për të drejtuar…

Edhe në këtë rast kryeneçësia, megalomania, harbutëria dhe prepotenca e dështakut, shpalos si progres dështimet: Krimin, Kanabizimin, Krimininalizimin e Politikës, Shthurjen e Shoqërisë, Zbrazjen e Shqipërise, Rrënimin e Institucioneve të Drejtësisë, Thellimin e krizës së vendit…

Paralelizmi (“si ngushëllim”) me fqinjën; Maqedoninë e Veriut është sa e dështuar, aq dhe foshnjarak kur: Maqedonia e Veriut, me disa Komunitete të ndryshme, merren vesh përpara Atdheut të tyre, të përbashkët, bëjnë reforma dhe progres, ka standarde shumë më të larta se sa vendi ynë. Bëjnë zgjedhje, zgjidhje të parakohëshme… Ndonëse Maqedonia e Veriut është më pas për hapjen e negociatve për në Europë, ka shkuar më përpara se Shqipëria. Maqedoninë e Veriut e Votuan më shumë për Pro Europës! Ndërsa Shqipërinë e votuan për Jo më shumë se sa Maqedonia e Veriut! Edhe këto shifra janë drithësruese, për njerzit, me arsye minimale, të pa “dallueshme” nga Dështaku! Shqipëria ndonëse ishte edhe më përpara Serbisë, etj, ka mbetur e do mbetet gjatë prapa derës, shumë më pas edhe nga Maqedonia në Progres- Reformat…

JO, nuk i tha vetëm Franca, por edhe Spanja, Danimarka, Hollanda, me kushte, duke i shtuar edhe Gjermania!

Dhe…mos Hapjen e Negociatave me Evropën; Kryeministri Dështak ia faturoi vetëm: Makron- kryeministrit të Francës!…

Me këtë logjikë dëshatke i bie: Franca duhet të bëjë kërkesë të futet në: “Portë Shqipërinë” dhe jo Shqipëria të futet në Familjen Europiane, ku është edhe Franca, me të drejtën e Votës dhe të VETOS!…