Skandali me Ardi Veliun, reagon Akademiku Fuga: Kush ja ofroi videon shefit?

487
Sigal

Nga Akademik Artan Fuga:

Kush ja ofroi videon shefit?

Une nuk dua te merrem me ate se cfare perfaqeson kur drejtori i policise u paraqet deputeteve nje video a nje foto qe fajeson nenen, qe te fajesoje birin. Dhe imazhet jane rrotull nje filmi.
Mos te kishte qene nje histori e dhimbur shkeljesh te drejtash qe e kam provuar vete se sa trishtim dhe dhimbje te jep, do te kisha qeshur si ne nje shfaqje te cuditshme.

Une nuk i pranoj as teorite konspiracioniste sepse kush beson ne sociologji bazuar te Emil Dyrkheimi nuk mund te pranoje t’u besoje atyre.
Por duke qene nje skene katerfish komunikative nuk mund te rri pa thene nje fjale.
E para, imazhet ne celular te drejtorit.
E dyta, ekranet e deputeteve.
E treta ekranet tona.
E katerta ekranet e televizioneve.
Nejse.
Per qendrimin e drejtuesit te policise u thane gjerat. Por…
Po ata deputetet qe e pane qe po rreshkiste drejt honit te se paligjshmes nuk paten intelektin, dinjitetin, etiken, edukaten juridike, intuiten politike, dashamiresine prej kolegu, respektin per statusin e tyre, mencurine, pergjegjesine qytetare, vlerat familjare, t’i thoshin
: Mos se po gabon! Hiqe ate mut celular!

Si eshte e mundur qe Kuvendi i Shqiperise nuk kerkon falje qe deputetet pranuan te marrin pjese pa reaguar ne ate ngjarje?
Si nuk kerkojne falje ata qe nginjen me taksat e asaj gruaje qe e fyen, e dhunuan, e rrahen me fjale dhe me heshtje…

Si ka mundësi që Kryetari i Kuvendit nuk i përjashton për shkeleje të rënda etike disa ditë nga Kuvendi duke u bërtitur : M’u hiqni sysh edepsëza!

Sepse ngjarja nuk ndodhi diku ne nje pyll, por ne syte dhe mjedisin dixhital te Kuvendit te Shqiperise.

A ka me vend te flitet? A mendohet si mund t’i bejne ligjet? Si na perfaqesojne, si na e drejtojne shtetin?

Por, po i le edhe keta deputete ne punen e tyre.

Tjeter gje me terheq.

Ku e gjeti drejtuesi ate video a imazh te nenes me kobure te goja?

Nuk besoj qe ai te rrije te gjurmoje video a foto neper rrjete sociale. Nuk ka kohe e durim per kete. Pra, ja kane dhene varesit e tij. Por ne kete rast vartesit duke i dhene videon e gabuar i paskan ngritur nje kurth. Mirepo, vartesit si nuk menduan qe kur te merrej vesh loja qe i kishin bere pas kurrizit inati i shefit do te binte mbi ta?

Mbeten dy mundesi. Ose ja ka dhene dikush qe e dinte qe ai nuk mund t’i bente gje kur ta kuptonte qe e kishin vene ne loje. Ose vete drejtori e dinte se po merrte pjese ne nje skene qe e zhvendoste vemendjen publike nga dhuna te Teatri te komedia te Kuvendi dixhital. Do e ctendoste ne ilaritet indinjaten qytetare per sulmin ushtarak ndaj Teatrit.

Se ja e zeme se e ai e besoi qe skena ishte e vertete. Nena e Pavel Korcaginit mbante kobure. Une nuk jam inspektor, por mendoj qe instinkti i policit do t’i thoshte qe te perndiqej ajo grua per armembajtje pa leje. Perse nuk e beri kete? Arme mbajtje pa leje!!! Kjo do te thote se ose ai e ka ditur se arma ishte loder kot ne duart e nenes te Pavlit, pra del aktor ne shfaqje, ose videoja i ka ardhur ne telefon ne ate kohe dhe ai e perdori urgjent pa pasur mundesi te ushtroje kontroll banese te mbajtesit e rrezikshem te armeve pa leje. Pra ne kete rast, ai bie ne kurth nga shpejtesia e ngjarjeve.
Kush ja dergoi videon? Del pyetja ne kete rast.
Mos ndokush qe do t’i zere vendin?
Mos ndokush qe e konsideron te djegur pas manovrave ushtarake te Teatri?
Mos ndokush qe do ta ctendosi opinionin duke e shkrire ne gaz?
Apo per aresye te tjera?
Vazhdojme. Deputet nuk i thone gje. E lene te zhvillohet. Mos edhe ata jane aktore brenda se njejtes shfaqje? Apo ata jane tuafe? Nuk e besoj ne kete hipoteze. Apo vartesi i drejtorit qe i dergoi kaseten komandon edhe deputetet? As kjo nuk besohet.

Une bej kete analize dhe keto pyetje lindin vetiu. Sepse ishte nje ngjarje qe u krye ne syte e publikut.

Dicka pritet te ndodhi.

Dikush donte ta rrenonte drejtorin. Nga brenda.

Ose jo.

Por gazetaret nje pyetje duhet te bejne nese i mbeten besnike profesionit : kush ja dha videon a imazhet ne telefon shefit?