1 vit nga protesta në Unazën e Re, Braimllari: Protesta e banorëve të Unazës së Re, frymëzuese për këdo që kërkon të vendosë drejtësi

475
Sigal

Protesta e banorëve të Unazës së Re, frymëzuese për këdo që kërkon të vendosi drejtësi në këtë vend, shkruan Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari një postim në rrjetet sociale.

Reagimi i ish-deputetit ka ardhur në 1 vjetorin e nisjes së protestës së banorëve të Astir që kundërshtojnë projektin e qeverisë Rama dhe Bashkisë së Tiranës lidhur me zgjerimin e rrugës, për shkak se shemben banesat dhe bizneset e tyre.

“Banorët e Unazës se Re sot bëjnë një vit nga protesta e tyre historike në mbrojte të pronës.

Presioni shtetëror, arrestimet, shoqërimet, provokimet, gazi helmues, dhuna e bandës në pushtet nuk arriti t’i mposhtë sepse protesta e tyre buron nga shpirti, nga drejtësia dhe mundi me të cilën në këto 30 vite kanë ndërtuar pronën e tyre.

Protesta e banorëve të Unazës së Re, frymëzuese për këdo që kërkon të vendosi drejtësi në këtë vend.
#Me_banoret_e_unazes_se_re”, shkruan Braimllari.