Pylli mahnitës me skulptura që ktheu ‘hirin’ në art

98

Në vitin 1978 një zjarr shkatërrues përfshiu malin Piltriquitron të Argjentinës, duke djegur një pjesë të tërë të pyjeve 1,400 metra mbi nivelin e detit.

Një grup artistësh vendas vendosën të sjellin një jetë të re në pyll, duke kthyer eshtrat e djegura të pemëve në vepra të vërteta arti dhe duke e shndërruar atë nga një vend të trishtë dhe thuajse nga një fatkeqësi natyrore në një atraksion të vërtetë për turistët nga anë e mbanë vendit dhe jo vetëm për vendasit.

Në këtë mënyrë këta artistë nuk bënë gjë tjetër veçse rikthyen jetën plotësisht në këto pyje. Disa banorë vendas tregojnë se ishte një ndjesi e mrekullueshme për ta të shikonin një mori skulptorësh dhe artistësh të gjithë të mbledhur së bashku që vazhdimisht punonin dhe skalisnin drurët e djegur të këtyre pyjeve. ‘Ishte diçka vërtet poetike’, tregon ai.

U bënë në total 6 takime me skulptorë dhe më në fund punimet përfunduan duke krijuar një ambient vërtetë frymëzues për të gjithë vizitorët./bbc.com