Petrit Vasili reagon për OSBE në Tiranë: Borchard ta paskan lexuar Kushtetutën çunat e Shijakut!

405
Sigal

 

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar për deklaratën që publikoi sot zyra e OSBE në Tiranë, e cila dënonte vetëm aktet e dhunës nga qytetarët, por nuk thoshte asnjë fjalë për dhunën e policisë.

Deklarata e plotë e Petrit Vasilit:

Borchard ta paskan lexuar Kushtetutën çunat e Shijakut!

Borchard-it duket qartë, që ja kanë lexuar kushtetutën çunat e Shijakut ose hajdutët e votave të Dibrës.

Do ja kenë lexuar me siguri nën tymin e kanabisit nën shoqërinë e “çunave me probleme” të furgonit të Gjiknurit.

Borchard meqë s’ke dëgjuar gjë merr vesh: nuk ka zgjedhje lokale në 30 qershor në Shqipëri.

Kushtetuta e Shqipërisë jo ajo e kanabisit që të kanë lexuar ty e thote qartë: Zgjedhjet i shpall me dekret Presidenti i Republikës.

Ndaj merre Kushtetutën e lexoje dhe hiqe nga duart kovën e benzinës e të provokimeve.

Mos e njollos OSBE me jeshilen kanabiste se s’ta ka për borxh.

Deklarimet provokuese të Borchard janë ato të një shërbetori të juntës së korruptuar të rilindjes.

Këto deklarime të inkriminuara mbulojnë krimet zgjedhore,pasi Borchard nuk ka thënë as edhe një fjalë të vetme për hetimet zyrtare të manipulimit kriminal të zgjedhjeve nga rilindja, edhe pasi të vërtetat e këtij manipulimi kriminal u bënë të ditura botërisht nga BILD dhe VOA.

Borchard do të mbajë përgjegjësi të drejtpërdrejtë për mashtrimet e tij të vazhdueshme si dhe për lojërat e fëlliqura për të krijuar një opozitë Fake, totalisht në shërbim të Ramës dhe strategjisë së tij të zezë të kapjes së të gjithë pushteteve.

Kushdo, që u vu në shërbim të kapjes dhe rrënimit të demokracisë në Shqipëri do të japë llogari, koha ka ardhur….

Ç’fajsim nuk ka për kërkënd…