Parashikimi i yjeve për sot 01 Shkurt 2019

334

Dashi
Tregohuni të vëmendshëm ndaj çdo situate. Ka gjasa të përballeni me telashe në biznes ose karrierë. Në pjesën më të madhe të rasteve do të keni mbështetjen absolute të partnerit/partneres suaj. Mund të përjetoni një eksperiencë të ‘çmendur’ këtë të premte.

Demi
Disa Dema do ta kenë të vështirë të kuptojnë të afërmit e tyre. Njëri prej tyre mund të keqkuptojë idetë e tua dhe do t’ju kritikojë. Përpiquni të ruani qetësinë, edhe nëse ju ofendojnë. Fati do t’u buzëqeshë Demave beqarë.

Binjakët
Kjo e premte do të jetë e mbushur plot aventura. Rezultatet në punë do të jenë pozitive. Ka gjasa të gjeni zgjidhjen e një çështje që ju ka munduar prej kohësh. Do të kaloni një mbrëmje romantike, ku do të befasoheni nga një surprizë.

Gaforrja
Sot keni shanse të arrini qëllimet që dëshironi, por do të përballeni me vështirësi. Në aspektin profesional do të kryeni disa negociata të rëndësishme. Ndërsa sa i përket aspektit personal, disa çështje do të mbeten nën hije. Nëse do të konfliktoheni me partnerin/partneren tuaj, do të bënit mirë ta linit të qetësohej më pas të flini me të.

Luani
Luanët do të arrijnë disa fitore sot, mbi të gjitha në aspektin profesional. Ka gjasa që t’ju rritet rroga, ose të vlerësoheni me një çmim. Mendoni se si mund të kaloni një mbrëmje argëtuese, e cila do t’ju sillte shumë emocione.

Virgjëresha
Do të shënonin sukses në aspektin personal. Do të jetë dita me fat për ata që kërkojnë të nisin një lidhje të re romantike. Personat e kësaj shenje që janë familjarë, duhet t’i kushtojnë më shumë vëmendje partnerit/partneres.

Peshorja
Disa Peshore do të jenë në qendër të vëmendjes. Madje mund t’ju vijë një dhuratë shumë e këndshme. Do të kaloni disa momente romantike, që do t’ju bëjnë të ndiheni mjaft mirë. Edhe në aspektin financiar, fati do t’ju buzëqeshë.

Akrepi
Do të ishte mirë që të zgjeronit kontaktet e afërta. Mos lejoni të tjerët të ndërhyjnë në marrëdhënien tuaj të dashurisë. Akrepat beqarë ka gjasa të flirtojnë me dikë. Mos ndërmerrni detyra, të cilat nuk do të mund t’i realizonit.

Shigjetari
Shigjetarët do të kalojnë një ditë të mirë. Besojini intuitës dhe duhet të keni më shumë besim në vetvete. Do të jetë dita juaj me fat si në aspektin personal, ashtu edhe profesional. Bëni gjithçka mundeni për të evituar stresin.

Bricjapi
Do të ndiheni shumë mirë emocionalisht. Do të zhvilloni një bisedë të rëndësishme me partnerin/partneren tuaj. Surprizat në dashuri nuk përjashtohen. Në mbrëmje do te argëtoheni pafund.

Ujori
Kjo ditë do të kalojë me një rezultat pozitiv. Rekomandohet të gjeni mbështetës si në aspektin personal ashtu edhe profesional. Duke vepruar si skuadër, ka gjasa të arrini qëllimet tuaja. Bëni kujdes me sjelljen ndaj më të moshuarve dhe më të vegjëlve.

Peshqit
E premtja do të jetë një ditë e lodhshme për disa persona të kësaj shenje. Do të përmbyllni shumë detyra në punë. Në dashuri do të ndiheni mjaft mirë. Në aspektin financiar do të keni një deficit.