Njihuni me kukullën që po fut në telashe gjigantin amerikan…

466
Sigal

Kompania gjigante nga SHBA për shitjet online, që ka arritur ta bëjë pronarin e saj njeriun më të pasur në botë, po përballet me një lumë kritikash për shkak të një kukulle që ka nxjerrë në shitje, e që shihet si abuzim seksual.

Kompania Amazon u detyrua ta heqë kukullën 70 euroshe nga faqet e saj të shitjes, pasi konsumatorët u ankuan se ishte veshur si fëmijë e abuzuar dhe se po shitej për qëllime seksuale.

Kukulla është në fakt një kukull seksi, 1.5 metra e gjatë, dhe shitet e lidhur këmbë e duar dhe me veshje që e bëjnë të duket në moshë të re. Sikur të mos mjaftonte kjo, te përshkrimi i produktit, kompania krenohej me faktin që kukulla mund të durojë përsipër persona me peshë deri në 170 kg, dhe se mund të pastrohet shumë lehtë.