Për këtë ëmbëlsirë të shëndetshme, ju duhen fiks 3 përbërës!

165
Sigal

Për ta mbyllur fundjavën siç duhet, ju mjaftojnë 3 përbërës dhe pak minuta për të bërë një recetë të shijshme dhe fare të thjeshtë.

Përveçe shumë e lehtë për t’u bërë, kjo ëmbëlsirë ka edhe vlera ushqyese.

Së pari, ju duhen banane, që kanë proterinë, fibra të shëndetshme, kalium etj.

Së dyti, gjalpë kikiriku, gjithashtu i pasur me fibra, yndyrna të shëndetshme dhe vitaminë E.

Së treti, kakao, e pasur magnez, hekur dhe zink.

Receta për 9 brownies/çokollata me gjalpë kikiriku dhe pa miell përfshin:

3 banane

1/2 filxhan gjalpë kikiriku

1/2 filxhan pluhur kakao

Opsionale:

Mbi ëmbëlsirë, mund të hidhni çokollatë të shkrirë ose diçka tjetër sipas dëshirës.

1. Shtoni bananet në një tas për përzierje. Shtypini me pirun. Shtoni gjalpin e kikirikut dhe pluhurin e kakaos. Përziejini mirë.

2. Merrni një enë dhe në të vendosni letër pjekjeje. Shtoni masën e krijuar aty.

3. Piqeni në 175°C për 17 deri në 20 minuta.

4. Lëreni të ftohet përpara se të shtoni mbushjet e dëshiruara dhe t’i prisni në feta.

Këto “brownies” janë edhe një opsion ideal për një mëngjes të shpejtë dhe të ëmbël. Si të doni ju!