Burime në Holandë konfirmuan se dje, Partia Socialiste holandeze vendosi t’i kërkojë parlamentit një votim për për vendosjen e vizave për shtetasit shqiptarë. Kjo lëvizje në parlamentin holandez u parashikua pesë ditë më parë nga gazeta holandeze ‘De Telegraaf’, e cila publikoi një artikull lidhur me kërkesën e disa partive politike në këtë shtet që kërkojnë rikthimin e vizave për shqiptarët. 3 parti në Holandë kërkojnë rikthimin e vizave për shqiptarët pasi e shohin si të vetme mundësi për të frenuar fenomenin e krimit organizuar shqiptar në këtë shtet. ‘De Telegraaf’ shtoi se partitë të cilat kanë mbështetur këtë masë drastike për shqiptarët janë Partia Socialiste, Partia për Liri dhe Partia Demokristiane, 3 parti të rëndësishme. Rilindja Socialiste ka humbur edhe mirëbesimin dhe mbështetjen e partive socialdemokrate të Evropës, sepse problemet e shkallës së lartë të korrupsionit, mosndëshkimi, rritja e shkallës së kriminalitetit, pastrimi i parave të krimit, emigrimi i shqiptarëve për shkak të rritjes të varfërisë dhe papunësisë në Shqipëri shqetësojnë tashmë edhe vendet e Bashkimit Evropian.



















