Plagoset aktori italian Gabriel Garko, vdes një e moshuar, pas shpërthimit të vilës në Sanremo

863
Aktori italian Gabriel Garko ka mbetur i plagosur e një grua në moshën 77 vjeçare humbi jetën mëngjesin e sotëm gjatë një shpërthimi të verifikuar në një vilë në komunën Solaro në afersi të qytetit të Sanremos.
Aktori italian i cili është pjesë e studios drejtuese në Festivalin e Sanremos që nis në ditët e ardhshme, jetonte përkohësisht në këtë banesë pronare e së cilës ishte gruaja që humbi jetën.
Ende nuk duhen shkaqet e këtij shpërthimi. Aktori Gabriel Garko gjendet i shtruar në spital ku po merr kurat mjeksore.
Hetimet e para të Policisë italiane kanë verifikuar se shpërthimi i vilës ka ardhur për shkak të rrjedhje të pakontrolluar gazi, në katin e dytë të banesës ku jetonte dhe pronarja e saj, e cila mbeti e karbonizuar.
Aktori Gabriel Garko banonte në katin e parë e nga ky shpërthim ka marrë një goditje të fortë në kokë me prognozë shërimi në 10-15 ditë.
Sigal