Penelope Cruz dhe bashkëshorti i saj Bardem në Nju Jork, nisin xhirimet për filmin e ri

584
Aktorja Penelope Cruz dhe bashkëshorti i saj havier Bardem janë shpërlugulur nga Spanja në Nju Jork ku do të nisin xhirimet për filmin e ri. Bashkë me ta ishin edhe dy fëmijët e tyre Luna, 2 vjeç dhe Leo 4 vjeç. E veshur casuall, me t-shirt dhe xhinse, Penelope tregoi edhe njehere trupin e saj ne forme nga joga. 41-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, kishtë vënë një palë syze dielli të rrumbullakëta , që ngjasojnë me ato të viteve ’60. Cruz dhe bashkëshorti i saj do të nisin në fund të këtij viti xhirimet e fimit të titulluar “Escobar”. Filmi bazohet mbi bestsellerin e vitit 2008 “Loving Pablo, Hating Escobar” të Virginia Vallejo, i shkruar në gjuhën spanjolle.

Regjisori i filmit Escobar do të jetë spanjolli Fernando León de Aranoa. Filmi tregon për jetën e bosit të drogës Pablo Escobar i cili mbete i vrarë në një shkëmbim zjarri ne vitin 1993. Në librin e saj shkrimtarja Vallejo përshkruan marrëdhënien e saj romantike me Escobarin. Penelope dhe Javier parë kanë punuar së bashku në filmin e vitit 1992 Jamon, Jamon. Ndërsa në vitin 2008 ata interpretuan së bashku në dramën e Woody Allen “Vicky, Cristina, Barcelona”.
Sigal