Kinë, i moshuari rreh vajzën në autobus: Nuk respektojnë më të mëdhenjtë

405
Pamje tronditëse vijnë nga linjë urbani në Kinë. Një burrë është filmuar duke rrahur dhe goditur pa pushim një grua që ndodhej ulur në autobus. Burri i moshuar, ndërkohë që dhe e godiste, i thoshte vajzës se brezat e rinj nuk dinë të respektojnë më të moshuarit dhe se do t’i jepte një leksion të mirë. Sipas pretendimeve të tij, burrit më të madh në moshë se vajza nuk i ishte lëshuar vendi, që ai të ulej në autobus. Por duke parë vendet bosh në video është e vështirë të besohet, se ky ka qenë shkaku i rrahjes brutale të vajzës.
Sigal