Modelja braktis fëmijën për të ndjekur karrierën në Hollywood

569
Modelja 25 vjeçare, Jessica Serfaty, njëkohësisht dhe e dashura e yllit të ‘One Direction’, Niall Horan, 22 vjeç, ka braktisur djalin e saj 7 vjeçar për të bërë karrierë dhe famë në Hollywood, ka dëshmuar ish- burri i saj Ididia Serfaty, 30 vjeç. Në një intervistë për Daily Mail, 30 vjeçari Ididia Serfaty, ka thënë se modelja e takon vogëlushin e saj vetëm për pushimet e verës.
Ididia ka marrë prej katër vjetësh kujdestarinë e vogëlushit Roman, edhe pse modelja 25 vjeçare insiston që ish- burri i saj të shpërngulet nga Arkansas, ku ai aktualisht jeton, në Kaliforni për të ndarë kujdestarinë e djalit. Jessica Serfaty u martua me Ididia Serfaty kur ishte vetëm 17 vjeç. Tashmë ajo është e dashura aktuale e 22 vjeçarit Niall Horan të grupit ‘One Direction’, me të cilin është parë e shoqëruar kohët e fundit në evente të ndryshme sportive.
Sigal