Avni Hafuzi
Konsull Nderi i Republikës së Shqipërisë për Qarkun Pécs
Ndjehem i nderuar dhe thellësisht i privilegjuar që isha ndër të parët bashkëkombës që shkelën në godinën e re të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Budapest – një hapësirë që përfaqëson zyrtarisht dhe me dinjitet territorin e njehrit prej shteteve tona, në Hungari.

Mirënjohje të veçantë për Sh.T. Z. Delfin Pllana, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Kosovës, për mikpritjen bujare dhe për bisedën e ngrohtë e vëllazërore që zhvilluam në këtë takim të paharrueshëm.
Me këtë rast, i uroj Ambasadorit Pllana dhe të gjithë stafit të Ambasadës suksese të mëtejshme në përfaqësimin dinjitoz të interesave të Republikës së Kosovës në Republikën e Hungarisë.
U priftë mbarë në këtë adresë të re që tashmë bëhet një vatër e re e bashkëpunimit, krenarisë dhe përfaqësimit kombëtar!






















