Ledja Sulaj/ Problem i femrës shqiptare është mosvlerësimi i vetes

167
Ledja e ka nisur baletin që në moshën 5-vjeçare. Ajo ndalet edhe tek roli i fundit, pjesëmarrja në spektaklin e vallëzimit ‘DËS’ në Vizion Plus. Baletin e kam nisur në moshën 5-vjeçare te Pallati i Pioniereve. Mamaja, ajo ka qenë shtysë që ajo të bëhej sot dikush. E nisi me motrën e madhe, por nuk ia arriti dhe më vonë shtyu në këtë rrugë Ledjana. Ajo ka vesh muzike dhe dinte të kërcente, prandaj nisi që të orientohej mirë. Ishte ndër të parat në grup. Më pas mendoi së bashku me nënën që të niste Shkollën e Baletit. Fitoi dhe çdo gjë shkoi rrjedhshëm. 
-Cila është shfaqja juaj e fundit?

Shfaqja e fundit është “Ballo e diplomës”, me koreografi të Ilir Kërnit dhe muzikë nga Shtrausi… Një balet me nota humori, me një teknikë të lartë dhe me shumë gjallëri.
-Cila është veshja juaj, kur performoni? 

Veshja ime është e ndryshme sepse më duhet ta përshtat sipas koreografisë dhe ambientit. 
-Ku është bërë prezantimi juaj më dinjitoz dhe me cilën shfaqje? 

Prezantim dinjitoz mendoj që është bërë në çdo shfaqje, sepse unë jam tip i perfeksionit. Atë që dua ta bej dua o ta bëj mirë, ose nuk e bëj fare.
-Ishit pjesëmarrëse në DWS, mbresat tuaja? 

Kam shumë mbresa të them të drejtën e shumë kujtime. Për të pestin vit radhazi unë isha pjesëmarrëse në këtë spektakël ku jam ndjerë si në shtëpinë time. 
-Ku kërceni gjatë vitit? 

Gjatë gjithë vitit unë jam e pranishme në Teatrin e Operas dhe baletit si prima-balerinë, që për mua është skena më e bukur në Shqipëri. 
– Në sa vende të botës jeni ftuar për shfaqje? 

Fatmirësisht për shkak të profesionit tonë kemi udhëtuar shumë jashtë dhe mikpritja ka qenë shumë e mirë kudo, na kanë pritur dhe respektuar si Artistë të vërtet… Që me shkollën e baletit kemi qenë në Danimarkë, Suedi, Spanjë etj. Do të veçoja mikpritjen e veçantë në teatrot e Italisë si dhe dashuria e madhe në trojet tona si p.sh, në Tetovë dhe Kosovë.. 
– Ku jeni ndjerë më mirë? 

Në diasporë, mikpritja është e madhe. 
-Njeriu ka dhe s’ka idhuj në jetë, ose më mirë të themi ka dhe udhërrëfyes të së mirës, ju keni të tillë?

Idhuj apo shembuj në profesionin tonë ka shumë, sepse ka shumë balerinë të talentuar në mbarë botën. Por për mua më e rëndësishme është idhulli njerëzor dhe ajo është nëna ime. Udhërrëfyese, korrigjuese, forcë dhe shembull kam mamin.. 
-Cilat janë problemet e femrës shqiptare sot? 

Mendoj se problemet e femrës shqiptare janë mosvlerësimi ndaj vetes dhe përtacia e tyre për t’ia dalë e vetme.
1-Është sfidë që të jesh primabalerinë në TKOB?

Është sfidë, sepse në momentin që diçka nuk e ke, kërkon që ta arrish, por në momentin që e fiton duhet ta mbash. Por nuk duhet që ta mbash me atë nivel që e ke arritur, por vetëm duke evoluuar. Kjo është gjëja më e vështirë sot, të rrisësh atë që ke fituar. 
-A ke menduar ndonjëherë që të punosh jashtë vendit? 

Do të më pëlqente që të përfaqësohesha në teatro të ndryshëm jashtë, por vetëm si primabalerinë e teatrit shqiptar, jo përgjithmonë. 
-Çfarë të mban në Shqipëri? 

Publiku. Janë ata që më duan dhe më kërkojnë. 
-Arrin Ledia, që t’i bëjë ballë jetesës me të ardhurat që ka? 

Situata e artistëve është shumë e vështirë. Nuk të bën arti të pasur, por duartrokitjet në fund të shfaqjes. 
-Çfarë është për ty baleti?
Është gjithçka.